Jordi Alba flet për momentin jo të mirë te Barcelona, thotë se gjithë fokusin e ka te klubi aktual

Jordi Alba nuk është duke kaluar një periudhë të mirë këtë sezon te Barcelona.
Mbrojtësi i majtë spanjoll nuk është zgjedhje e parë për krahun e majtë të mbrojtjes, me trajnerin Xavi Hernandez që në disa ndeshje i ka besuar të riut Balde.
Ndërkohë në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, katalunasit nënshkruan edhe me Marcos Alonson duke shtuar konkurrencën në krahun e majtë të mbrojtjes.
Alba ka thënë se konkurrenca do t’i bëj vetëm mirë, derisa është i fokusuar 100 për qind te Barcelona.
“Nuk e ndjej për detyrë të justifikoj veten te Barcelona, unë mundohem të jap më të mirën sa herë zbres në fushë. Edhe pse këtë fillim sezoni më shumë kam qëndruar në stol, gjithsesi mendoj të rikthehem sa më shpejt në formë dhe pak nga pak po përmirësohem”.
“Po merrem edhe me të rinjtë, po i ndihmoj të avancojnë”, u shpreh Alba.
Tutje veterani spanjoll foli edhe për një kalim të mundshëm te Interi që u flit në orët e fundit të afatit kalimtar, por ka thënë se gjithë fokusi i tij është në Camp Nou.
Unë do të jap 100%, pastaj interesat e klubit janë tjera. Gjithnjë kam theksuar se doja të qëndroja te Barça deri në vitin e fundit të kontratës, në fushë e kam treguar gjithnjë impenjimin tim, por nuk ndërhyj në vendimet e klubit. Në botën e futbollit tashmë nuk më befason asgjë”, u shpreh Alba. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë