LAJMI I FUNDIT:

Jonida Maliqi rikthen magjinë e Parashqevi Simakut me performancën e “E duam Lumturinë”

Jonida Maliqi rikthen magjinë e Parashqevi Simakut me performancën e “E duam Lumturinë”

Jonida Maliqi ka sjellë një performancë emocionuese dhe të paharrueshme gjatë shfaqjes së saj, duke interpretuar këngën legjendare “E duam Lumturinë”.

Kjo këngë, e cila u prezantua në Festivalin e 27-të të Këngës në vitin 1988 nga Parashqevi Simaku, fitoi çmimin e parë dhe u shndërrua në një hit të paharrueshëm në muzikën shqiptare.

Në këtë performancë, Jonida e riktheu atë moment të veçantë me një kujdes të jashtëzakonshëm për detajet.


Foto: Screenshot/YouTube

Ajo ishte veshur me një fustan të ngjashëm me atë të Parashqevisë nga ajo kohë, duke e përshkuar skenën në mënyrë të tillë që të krijonte një pasqyrë të pastër dhe të gjallë të asaj periudhe.

Po ashtu, ajo kishte të ftuar një kor të fëmijëve që performonin bashkë me të, duke e rikrijuar me mjeshtëri atë performancë të paharrueshme.

Foto: Screenshot/YouTube

Një ekran i madh pas saj shfaqte pamjet e Parashqevi Simakut, e cila ishte një ikonë e muzikës popullore dhe këngës së lehtë shqiptare.

Parashqevi njihej për sharmin dhe rrezatimin e saj, duke fituar zemrat e publikut me zërin dhe stilin e saj të veçantë.

Foto: Screenshot/YouTube

Ajo ishte padyshim një figurë e shquar e asaj kohe dhe një yll që mbeti në kujtesën e dashamirësve të muzikës shqiptare.

Jonida, me këtë interpretim, jo vetëm që nderoi trashëgiminë muzikore të Parashqevisë, por gjithashtu solli një shpërthim të emocioneve për të gjithë ata që ishin të pranishëm dhe për ata që e ndoqën performancën në distancë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Magazina

"Ti të lodh trurin, a e ke vërejtur veten se sa shumë flet" - Gjesti lodhet nga Egli gjatë sfidës së Vëllait të Madh

Magazina

"Kosova ime evropiane, tri tubime madhështore për dy ditë dhe pa asnjë incident" - Vesa Luma krenohet me pluralizmin politik në Kosovë

Magazina
Një serial i ri i Netflix me një titull të çuditshëm që tashmë ka bërë për vete kritikët: Është i bazuar në një rast real

Një serial i ri i Netflix me një titull të çuditshëm që tashmë ka bërë për vete kritikët: Është i bazuar në një rast real

Magazina
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Magazina

"Kujt po ia dërgon këtë mesazh përjashta", Egli e tensionuar pasi Gjesti shkroi tekstin e këngës së re

Magazina
Kalo në kategori