Frontmeni i grupit “Bon Jovi”, i cili pëlqen terapitë alternative ka thënë se çdo ditë i bën masazh kokës së tij për t’i rikthyer flokët.

“Jam shumë i shqetësuar. I shikoj të famshmit, si Sting, dhe them me vete: ‘Atij nuk i pengon që po i bien flokët’. Ndërsa mua tash kanë filluar të më bien dhe po shqetësohem shumë”.

“Dikush më tha se duhet t’i bëj masazh kokës vazhdimisht, dhe atë jam duke e bërë”, ka treguar rokeri 46-vjeçar.