Sipas revistës financiare “Forbes”, në 12 muajt e fundit Jolie ka grumbulluar 27 milionë dollarë, falë përfitimeve nga filmi i saj “Wanted”, si dhe nga çeku i parapaguar për filmin e ri “Salt”.

Ndërkohë, filmi “Marley & Me” dhe filmi i ri “The Baster”, kanë plotësuar arkën e Aniston, e cila ka siguruar vendin e dytë në listën e “Forbes”.

Meryl Streep, Sarah Jessica Parker dhe Cameron Diaz mbyllën top-pesëshin e aktoreve që kanë fituar më së shumti para në 12 muajt e kaluar.