LAJMI I FUNDIT:

Joker ‘në krye’ të protestave masive në Kili

Joker ‘në krye’ të protestave masive në Kili

Për më shumë se një javë vijojnë protestat masive në Kili, të cilat kulmuan të premten me rreth një milion qytetarë që protestuan në kryeqytetin Santiago.

Të paktën 19 vetë kanë humbur jetën e qindra të tjerë janë plagosur gjatë një jave protestash, që e morën shtysën nga rritja e çmimit të biletës së metrosë, për t’u shndërruar më pas në një demonstrim masiv të pakënaqësisë me pabarazinë e thellë që ka mbërthyer njërin prej vendeve më të pasura të Amerikës Latine.

Protestuesit kërkojnë me çdo kusht dorëheqjen e presidentit Sebastian Pinera, por ky i fundit ka vendosur që të shkarkojë vetëm ministrat, por jo të largohet vetë nga posti.


E megjithatë, ajo që bie në sy është se figura qendrore e këtyre protestave është Jokeri, personazhi i luajtur nga Joaquin Phoenix në filmin me të njëjtin titull.

https://twitter.com/FYDCOMICSYCINE/status/1186349104944816133

Filmi Joker flet për një klloun të margjinalizuar që kryen një seri vrasjesh të njerëzve me pushtet dhe që vijnë nga klasa e të pasurve. Këto vrasje më pas shkaktojnë trazira në vend, me qytetarët që ndihen të shkelur dhe të pamundur, kundër klasës së pasur të shoqërisë.

Me gati 800 milionë dollarë të mbledhur nga shitja e biletave në mbarë botën, Joker praktikisht ka thyer rekordet. Filmi deri tani në SHBA, ka mbledhur mbi 260 milionë dollarë.

Marshi një milionësh në Kili: Aktivistët shpërfillën gjendjen e jashtëzakonshme, qëndruan tërë natën përjashta duke bllokuar shumicën e rrugëve
Lexo po ashtu Marshi një milionësh në Kili: Aktivistët shpërfillën gjendjen e jashtëzakonshme, qëndruan tërë natën përjashta duke bllokuar shumicën e rrugëve

Është ky personazh që po përdoret nga mijëra të rinj protestues në Kili. Ata shfaqen shpesh të vizatuar në fytyrë me pamjen e Jokerit, apo figurën e tij e kanë vendosur në pankarta.

Pamja e Joker u shfaq edhe në protestat e fundit antiqeveritare të zhvilluara në Liban, shtet në Lindjen e Mesme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Afrika
“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

Bosnja
Kush është shkarkuar nga qeveria amerikane deri më tani?

Kush është shkarkuar nga qeveria amerikane deri më tani?

Amerika
Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një

Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një "diktator"

Botë
Zelensky tregon disa nga kërkesat që do të shtrojë gjatë takimit me Trump

Zelensky tregon disa nga kërkesat që do të shtrojë gjatë takimit me Trump

Botë
Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori