Joga me qen është trendi më i ri i fitnesit, të cilin gjithnjë e më shumë e adhurojnë njerëzit, ndërsa ithtarët e kësaj disipline madje nuk janë të detyruar të kenë fare kanakarin e tyre.
Fjala është për mënyrën e ushtrimit, që përfshin lidhjen me qenin nëpërmjet meditimit, ushtrimit dhe jogës, transmeton Telegrafi.
“Është mrekulli kur në mënyrë të sinkronizuar mund të uleni me kanakarin në shtrojë ose kur ju ofrohet, sepse jeni të qetë. Atëherë mund të arrini deri te qeni dhe të filloni bashkë t’i bëni ushtrimet, përkatësisht pozat e jogës”, thotë Mahny Djahanguiri për “Business Insider UK”.
Mahny që në vitin 2012 ka shpikur këtë trend të cilin e quan “doga”, ndërkaq tani ka gjithnjë e më shumë ithtarë.
Në Britani të Madhe po hapen gjithnjë e më shumë studio në të cilat praktikohet “doga”, madje nuk është e nevojshme që të keni qenin tuaj, sepse mund të merrni “me qira” në studion në të cilën i praktikoni ushtrimet. /Telegrafi/
/Telegrafi/