Presidenti Joe Biden ngatërroi dy herë Gazën me Ukrainën, ndërsa njoftoi se SHBA do të ofronte ndihmën e nevojshme për territorin palestinez të shkatërruar nga lufta.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Biden, 81 vjeç, konfirmoi të premten se ndihma humanitare do të dërgohej në Gaza – një ditë pasi ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi tha se 30,000 palestinezë kanë vdekur që nga fillimi i luftës tetorin e kaluar.
“Në ditët në vijim, ne do të bashkohemi me miqtë tanë në Jordani dhe të tjerët që po ofrojnë ushqime dhe furnizime shtesë”, tha presidenti, duke shtuar se SHBA “do të kërkojë të hapë rrugë të tjera, duke përfshirë ndoshta një korridori detar”.
Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti, Franca, Jordania dhe Britania e Madhe kanë kryer tashmë fluturime të tilla.
Por Biden gabimisht iu referua dy herë fluturimeve për të ndihmuar Ukrainën – duke i lënë zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë të sqaronin se ai në fakt po fliste për Gazën.
Biden zbuloi zhvillimin ndërsa priste kryeministren italiane Giorgia Meloni në Uashington. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Exit Poll-i për zgjedhjet në Gjermani: Fiton CDU/CSU, AfD në vendin e dytë

Merz: I kemi fituar këto zgjedhje

Pengu izraelit ia puth ballin luftëtarit të Hamasit gjatë lirimit të tij

Aeroplani i American Airlines devijon nga udhëtimi i planifikuar, aterron në Romë për “shkaqe sigurie”

Scholz pranon humbjen

Zelensky i gatshëm të heq dorë nga posti i presidentit në këmbim të paqes në Ukrainë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë