Joe Biden arrin në Bruksel - presidenti amerikan do të marr pjesë në samitin e NATO-s dhe G7

193:"President Joe Biden and Belgian Prime Minister Alexander de Croo, left, talk to people after arriving at Brussels National Airport, Wednesday, March 23, 2022, in Brussels. (AP Photo/Evan Vucci) 2:"AP
Presidenti amerikan Joe Biden arrin në Bruksel për një sërë takimesh me liderët botërorë.
Ai do të marrë pjesë nesër në samitet kryesore të NATO-s dhe vendeve të G7.
Qëllimi i takimeve është koordinimi i veprimeve të përbashkëta për sigurinë energjetike të Evropës dhe reagimi ndaj agresionit rus, raporton cnn.
Ai gjithashtu do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s për të diskutuar mbështetjen për Ukrainën, konfirmoi më herët sot Shtëpia e Bardhë.
Theksojmë se i pari i shtetit amerikan pritet të vizitojë edhe shtetin polak, i cili deri më tani ka mirëpritur më së shumti refugjatë ukrainas.
Ndryshe, Biden pritet gjithashtu të shpallë sanksione shtesë kundër Rusisë dhe mbështetësve të saj. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
23/03/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































