Mesfushori i Portugalisë, Joao Mario, ka zbuluar fjalët që janë shkëmbyer mes Cristiano Ronaldos dhe Bruno Fernandes.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë duket se ka luajtur ndeshjen e tij të fundit për Manchester United pasi ai goditi Erik ten Hag dhe pronarët e klubit gjatë një interviste me Piers Morgan.
37-vjeçari pretendon se nuk ka respekt për trajnerin holandez dhe beson se Glazers ‘nuk kujdesen’ për Unitedin.
Ronaldo tani është me kombëtaren e Portugalisë ndërsa përgatiten për Kupën e Botës, e cila fillon kundër Ganës më 24 nëntor.
Pasi u takua me Ronaldon për herë të parë që nga komentet e tij, Fernandes dukej më pak se i impresionuar teksa kishte një shtrëngim duarsh të çuditshëm.
Megjithatë, Joao Mario pretendon se Ronaldo e kishte pyetur me shaka Fernandes nëse ai kishte mbërritur në kampin stërvitor të Portugalisë me varkë, pasi mesfushori i United ishte një nga lojtarët e fundit që mbërriti në dhomën e zhveshjes.
“Isha në dhomën e zhveshjes në atë moment, pashë imazhet dhe është qesharake sepse ndonjëherë mund të interpretohet ndryshe, por ishte një shaka mes tyre”, deklaroi Joao Mario në një konferencë për shtyp.
O ambiente está bom na seleção. #Qatar2022 #Portugal #Ronaldo #brunofernandes #ManchesterUnited pic.twitter.com/FX2jXtBaIK
— Damião (@LuigiDamiao) November 14, 2022
“E çuditshme sepse Bruno ishte një nga të fundit që mbërriti dhe Cristiano e pyeti nëse kishte ardhur me varkë”.
“Unë besoj se imazhet mund të interpretohen, por ishte një shaka mes tyre. Besoj se ata kanë një marrëdhënie të shkëlqyer sepse luajnë bashkë, i pashë dje gjatë gjithë ditës. Nuk ka asnjë problem mes tyre”, ka vazhduar ai.
I pyetur nëse intervista e Ronaldos i bën më shumë presion kombëtares portugeze përpara Kupës së Botës, Joao Mario nuk preferoi të përgjigjej. /Telegrafi/