LAJMI I FUNDIT:

Joan Laporta: Dua që Barcelona të shënojë sërish gjashtë gola ndaj Real Madridit

Joan Laporta: Dua që Barcelona të shënojë sërish gjashtë gola ndaj Real Madridit

Kandidati për president të Barcelonës, Joan Laporta ka thënë se ai dëshiron që të shënohen sërish gjashtë gola ndaj Real Madridit në El Clasico.

Laporta i referohet periudhës kur Blaugranasit fituan 6-2 kundër Los Blancos në Santiago Bernabeu në maj të vitit 2009, atëherë kur skuadra e Pep Guardiolës kishte fituar tripletën dhe kandidati ishte në atë kohë president.

“Dua ta shoh sërish Barcelonën duke shënuar gjashtë gola kundër Real Madridit”, ka thënë ai për El Mundo Deportivon.


Laporta ishte president i klubit katalunas nga viti 2003 deri më 2010, në pjesën më të ndritur të historisë së skuadrës.

Zgjedhjet presidenciale te Barcelona do të mbahen më 24 janar, aty ku do të përcaktohet se kush do të jetë president i klubit.

Kujtojmë se Josep Maria Bartomeu dha dorëheqje nga posti, pas katrahurës që u shkaktua në klub gjatë verës dhe Lionel Messi që e kërkonte largimin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Avokati thotë se do të dorëzohet në polici ditëve në vijim - Berat Nimani mohon përfshirjen në sulm

Avokati thotë se do të dorëzohet në polici ditëve në vijim - Berat Nimani mohon përfshirjen në sulm

Boks
Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Boks
Pique dëshiron që ndeshjet të mos përfundojnë 0-0, del me një ide revolucionare

Pique dëshiron që ndeshjet të mos përfundojnë 0-0, del me një ide revolucionare

Ndërkombëtare
Man City zbulon nënshkrimin e madh, Guardiola do të ketë më shumë opsione për pjesën tjetër të sezonit

Man City zbulon nënshkrimin e madh, Guardiola do të ketë më shumë opsione për pjesën tjetër të sezonit

Premier League
Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

La Liga
MKRS del me sqarim: Nuk janë anuluar tenderët për stadiumin në Pejë, Gjilan e Mitrovicë

MKRS del me sqarim: Nuk janë anuluar tenderët për stadiumin në Pejë, Gjilan e Mitrovicë

Sport vendor
Kalo në kategori