Hekuran Kryeziu po kalon momentet e fundit tek skuadra e tij e fëmijërisë Luzern.

Pas shkëlqimit në elitën e futbollit zviceran që disa vite me klubin e njohur, Kryeziu duket se do ta bëjë hapin e madh në karrierë.


Ditë më parë është përfolur se Sampdoria po e kërkon me ngulm mesfushorin nga Kosova, por klubi bardh e kaltër nuk është skuadra e vetme italiane që e do atë.

1302073 fancybox 1pO0EB SuUXjz

Së fundmi në garë për lojtarin është futur edhe Bologna e Blerim Xhemailit.

Sipas medieve zvicerane edhe klubi nga ‘Renato Dall’Ara’ po e dëshiron transferimin e Kryeziut.

24-vjeçari është në përfundim të kontratës me Luzernin dhe në verë mund të largohet si futbollist i lirë.

Kjo ka bërë që klubet e njohura evropiane të shfaqin interesim për të.

1276184 fancybox 1pvzBi c8lQrQ

Më parë në mediat italiane ishte shkruar se për Kryeziun interesohej edhe Lazio, Monaco e Feyenoordi.

Kujtojmë që gjilanasi është lider i padiskutueshëm në formacionin bazë të Kosovës dhe ka zhvilluar ndeshje tejet të mira me fanellën verdh e kaltër. /Telegrafi/

telegrafi sport app