Modelja 39-vjeçare nga Brazili, Izabel Goulart, erdhi në nisje të Festivalit të Filmit të këtij viti në Venecia.

Ajo mori pjesë në premierën e "Beetlejuice” me regji të Tim Burton.


Në tapetin e kuq, tërhoqi gjithë vëmendjen me një fustan elegant të zi.

Screenshot 38 9 Izabel Goulart

Përveç kësaj, ajo kombinoi një gjerdan dhe një palë vathë të pazakontë dhe këpucë të zeza.

Izabel buzëqeshi dhe pozoi për fotografët, të cilët e rrethuan pas mbërritjes.

Screenshot 39 9 Izabel Goulart me partnerin e saj

Shumë e quajnë Izabel Goulart një nga ‘femrat më të bukura në botë’.

Ajo ishte një nga engjëjt e ‘Victoria's Secret’ nga viti 2005 deri në vitin 2008.

Që nga viti 2015, është në një lidhje me futbollistin gjerman Kevin Trapp. Çifti u fejua në vitin 2018 dhe Izabel është një mbështetëse e madhe e partnerit të saj.

Tërhoqi vëmendjen në Kupën e Botës në 2022

Goulart tërhoqi vëmendje të veçantë nga audienca dhe media në Kupën e Botës FIFA 2022. Në ndeshjen mes Brazilit dhe Koresë së Jugut, Izabel tërhoqi vëmendjen me një fustan të ngushtë të verdhë, kur u mbështjellë me krenari me flamurin brazilian.

Mediat më pas e quajtën si ‘tifozen më të bukur braziliane’ dhe fotot e saj, në të cilat ajo bën tifo për skuadrën braziliane gjatë ndeshjeve në Katar, bënë xhiron e botës. /Telegrafi/

Screenshot 40 8 Izabel Goulart