Mërgim Berisha është shumë afër të largohet nga Fenerbahce për tu rikthyer në Gjermani.

Sulmuesi nga Kosova nuk pritet të mbetet në Stamboll për sezonin e ri, pasi konkurrenca në repartin ofensivë tek Fenerbahce është jashtëzakonisht e madhe.


Mainz 05 është në bisedime me Fenerbahcen, por ende pa mundur të gjejnë një marrëveshje përfundimtare.

1657517329 FSV Mainz 05 Mergim Berisha del Fenerbahce candidato a fichaje

Por së fundmi në garë për kosovarin është futur edhe skuadra tjetër gjermane VFB Stuttgart.

Skuadra gjermane ka bërë kërkesë zyrtare për huazimin e Berishës për një edicion me mundësi blerje.

Tani dy klubet kanë hapur negociatat dhe Mainz po shihet më konkrete në garën për t'i fituar shërbimet e sulmuesit shtatlartë.

Vet Berisha është shprehur i gatshëm të largohet nga Fenerbahce, pasi në vitin e tij të parë nuk i ka arritur pritshmëritë që ishin shumë të larta.

24-vjeçari në vitin e tij të parë me Fenerbahcen zhvilloi 31 ndeshje zyrtare ku realizoi shtatë gola e dhuroi tre asistime. /Telegrafi/

telegrafi sport app