Jo vetëm Lamine Yamal – Xavi ka ringjallur akademinë La Masia, 15 talentë debutuan me Barcelonën

Trajneri spanjoll, Xavi Hernandez i ka dhënë mundësinë plotë 15 talentëve të akademisë La Masia, të debutojnë me fanellën e ekipit të parë të Barcelonës, gjatë kohës së tij si trajner në klubin nga Camp Nou.
Xavi pritet t’i jep lamtumirë Barcelonës pas ndeshjes së kësaj fundjave në La Liga, pasi lajmi është konfirmuar nga vet klubi katalunas.
Me largimin e Xavit, shumë mendojnë për numrin e titujve që ai solli në Camp Nou gjatë kohës së tij si trajner.
Megjithatë, ka diçka po aq të rëndësishme – talentet e rinj që ai ushqeu gjatë tre sezoneve të tij në klubin Blaugrana.
Ndërsa Lamine Yamal është padyshim më i shquari, ka edhe 14 talentë të tjerë të cilëve Xavi u ka dhënë debutimin me ekipin e parë.
Përveç Yamal, minuta të shumtë kanë marrë edhe talentë tjerë si Pau Cubarsi, Fermin Lopez, Hector Fort, Marc Guiu dhe Inaki Pena.
Talentët e La Masia që debutuan nën urdhrat e Xavit
Ilias Akhomach - debutoi në nëntor 2021 Ferran Jutgla - debutoi në dhjetor 2021 Estanis Pedrola - debutoi në janar 2022 Mika Marmol - debutoi në maj 2022 Chadi Riad - debutoi në nëntor 2022 Marc Casado – debutoi në nëntor 2022























































