Pronari i një fabrike, i cili i kishte nxjerr në shitje disa prej makinave tw punës, në momentin kur një prej blerësve potencial e pyet për çmimin e njërës prej tyre, i përgjigjet: “jo nuk është në shitje ende më nevojitet”. Nga kjo përgjigje kuptojmë se ai shiste vetëm makinat të cilat nuk i duheshin më. Dhe hëpërhë më shkoi në mendje Qeveria jonë e cila me kaq nxitim dëshiron ta privatizojw (shes) PTK-në, a thua se “nuk i duhet më”? Pse duhet që kaq me nguti ta shesim një gjigant i cili i sjell buxhetit të Kosovës miliona euro brenda vitit? Pse duhet ta ketë radhën pikërisht tani kur kemi ndërmarrje tjera në të cilat vazhdimisht investohet nga buxheti i shtetit? Pse duhet tani kur ende nuk ka kaluar dhe nuk jemi këndell nga kriza ekonomike globale?
Kohë më parë qeveria e Kosovës kësaj kompanie i kishte marrë një pjesë të mirë materiale nga buxheti i saj duke ndaluar kështu investimin e tyre në të. Siç duket ideja është që vazhdimisht t’i ulet vlera kësaj kompanie në mënyrë që atyre që u është premtuar se do u jepet, t’ju dhurohet me një çmim më të lirë. Prandaj edhe kriza ekonomike në këtë rast vetëm se e ka ndihmuar këtë.
S’do mend se privatizimi i PTK-së në këtë kohë është një gabim i madh. Nëse do të pritej që të kaloj kriza ekonomike dhe të këndellemi nga kjo gjendje në të cilën jemi, do të ishte shumë më mirë. Së pari, do të shitej në çmimin real të cilin e ka kjo kompani, dhe së dyti, do të kishte më shumë kompani të interesuara për blerjen e saj. Mosprivatizimi i PTK-së nuk do t’i sillte dëme vendit pasi që ajo është ndërmarrje shumë profitabile. Në këtë rast themi se shumë më e arsyeshme do të ishte privatizimi i KEK-ut, korporatë kjo në të cilën vazhdimisht investohet dhe shumë pak për të mos thënë hiç duken efektet e saj.
Që privatizimi i PTK-së të duhet të ndodh është më se e ditur mirëpo jo tani. Nëse e shohim nga aspekti i marketingut mund të themi se kemi një produkt cilësor me të cilin ne mund të udhëheqim tregun dhe jo tregu ne. Prandaj çdo nguti do të i kushtonte shumë shtrenjtë ekonomisë së vendit. Siç thotë edhe Wiliam Ockhami apo siç njihet Williami i Ockhamit: “është marri me bë me më shumë çka mundet me u bë me më pak”, e në rastin tonë themi “është marri të shitet me më pak ajo çka mund të shitet me më shumë”.
(Autori vijon studimet master në menaxhment)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Nis një fushatë kundër shtrenjtimit të rrymës

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Dhuro me zemër për personat me sindromën Down

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës