Muri te Sartri na rezulton si vend ku institucione të caktuara shoqërore, në mënyrë cinike u japin fund jetëve njerëzore, gjakëftohtësisht me një urdhër të vetëm: ”Zjarr!”
Ai mbetet i palëvizshëm, i papërshkueshëm dhe kufi i fundit pas të cilit nuk ka asnjë mundësi që njeriu të arratiset, në çfarëdo lloj forme apo mënyre që t’i shpëtojë vdekjes.
Muri është vendi ku përplaset individi me institucionet e shoqërisë. Kjo përplasje do të jetë fatale, sepse është fund i pashmangshëm i ekzistencës dhe i ”cogito ergo sum”-it. “Muri” e thekson aspektin arbitrarë të situatës në të cilën gjendet populli si dhe absurditetin e përpjekjeve të tyre për tu marrë në mënyre racionale me to.
Krejt të kundërtën e shef Pink Floyd në “Muri”-in e vet të albumit muzikor të edituar me 1979. Ai, si zakonisht në jetën e përditshme, si të gjithë ne, e sheh murin si diçka që të mbështjell, si diçka që të ndan, të izolon dhe të mbron nga bota. Fati i keq i tij me familjen, si dhe përplasjet e vazhdueshme me shoqërinë, e shtyjnë atë ta gris murin rreth vetës, ashtu që të izolohet nga bota e jashtme, bile edhe nga publiku i vet. Përkundër kësaj, traumat e vazhdueshme e detyrojnë atë të vendos “Edhe një tullë në mur”. Sidoqoftë, krejt në fund të albumit, mendja e shëndosh e “urdhëron” ta rrënojë murin, gjë të cilën ai e bën në këngën (“Outside the Wall”).
MURI I BERLINIT
Më 1961 u ngrit muri i Berlinit i cili duhej ta “mbronte rendin socialist” nga demokracitë perëndimore, edhe pse arsyeja e vërtet ishte ndalimi i lëvizjes së lirë në mes të dy pjesëve të qytetit që i takonin blloqeve të ndryshme politike. Ai qëndroi aty diçka më pak se 30 vjet.
Natyrisht, ka mure më të mëdhenj të cilët qëndrojnë akoma, por me funksione të ndryshuara. “Muri i turpit” në Detrioid është ende aty, por nuk i ndanë më të bardhët dhe te zinjtë. “Muri i madh kinez” është shndërruar në atraksion turistik, muri i…
Muri i Berlinit kishte një veçanti, sepse ishte simbol i Luftës së Ftohtë dhe simbolizonte Perden e Hekurt në mes të botës demokratike dhe asaj socialiste. Në vete përmbante simbolikën e murit të Sartrit dhe ati të Pink Floyd – për popullin i pari, kurse për pushtetin i dyti.
Një mur i ngjashëm vitin e kaluar u ngrit te ura e Mitrovicës, me dimensione më modeste, por me qëllim identik: të pengimit të lëvizjes së lirë.
Ishte shembur ai i Berlinit , u shemb edhe ky.
Kundërshtimi i ngritjes së murit në Mitrovicë dhe gjetiu, në Prishtinë u brumos në instalacionin tashmë të njohur botërisht, NEWBORN, përmes të cilit tash e sa vjet me trajtim artistik e në mënyrë simbolike pasqyrohen ndodhitë që e karakterizojnë vitin. Sivjet aty u shkrua “No Walls EBORN”.
JO MURE
Asgjë më mirë se arti nuk i pasqyron problemet, synimet dhe rrjedhat e jetës së një shoqërie. “Jo mure” ishte shpresëdhënëse për fenomenet e përditëshmërisë sonë të zhvillimeve në arkitekturë dhe urbanizëm. Por, jo! Ai konstatim mbeti veç si mendim reaktiv momental, pa ndikim, i mbyllur në zhguallin e vet. Ne po vetëkënaqemi me idetë tona të cilat i zhveshim nga dimensioni universal i artit dhe i zhysim në sferën shterpe dhe njëdimensionale.
Edhe pse e shkruam “Jo mure”, ato në qytetin tonë mbijnë për ditë e më shumë. Pikat e ndalesave të autobusëve urbanë janë projekt evropian i realizuar i tëri në xham. Kjo mobile urbanistike ishte dashtë me “kenë e pakenun” në pasqyrën e peizazhit urbanistik. Në i veshim ato me reklama dhe prej një muri transparent formojmë një barrierë vizuele. Sikur nuk mjafton kjo, ne më tutje e marrim filozofinë e transparencës dhe e “funksionalizojmë” në vendosjen e mureve të xhamit përreth tarracave, nëpër trotuaret dhe piacetat e qytetit. Pra, ato “nuk pengojnë” se janë transparente.
Ky inverzitet në qasje i ka reduktuar në minimum hapësirat publike të cilat lë që janë shëmtuar, por u është zhbërë tërësisht funksioni.
Mbase logjika e këtyre veprimeve duhet lypur gjetkë – te arti muzikor. Në kohë të fundit, estrada e Evropës është plotë me këngëtarë shqiptare që e kanë kapluar atë skenë me suksese të lakmueshme. Në një nga hitet shumë të pëlqyera, “Bonbon”, më qartë se askund pasqyrohet filozofia e shoqërisë sonë. Në çfarëdo kërkese korruptive ne përgjigjemi: “Bon-bon” e në vazhdim kur kërkohet mënyra si, pason: ”Futja-futja”.
MURET E PADUKSHME
Kjo mënyrë e të menduarit është karakteristikë thelbësore e tërë regjionit. Ngriten mure aty ku nuk duhet, rrënohen ato qe s`duhen; si në luftë ashtu edhe në paqe. Shumë mure janë rrënuar në këto anë – mure të shtëpive, të kullave të shkollave e çfarë jo, bile edhe ai i Mitrovicës u rrënua. Sa vlen ky rrënim kur në këto vise janë të ngritura plotë mure të larta, të trasha e të forta, të pakapërcyeshme, të muratosura me tulla të “prapambeturisë” të lidhura mes veti me “mosdije” dhe të ngjyrosura me ngjyrë të fortë të urrejtjes.
Edhe shumë mure mbesin për t’u shembur gjithandej nëpër Evropë. Ne Çeki, Sllovaki, Hungari edhe në Rumani. BE-ja disi sikur i kundërshton ato, por “nuk ka” instrument të kushtëzimit, kështu që muret e turpit, të ngritura me qëllim të getoizimit të romëve dhe ndaljen e refugjateve, qëndrojnë lirshëm dhe “kryelartë”.
Një ditë, padyshim, edhe ato do të shemben e do të mënjanohet prezenca e tyre fizike. Por, athua do të rrënohen muret e padukshme në mes të popujve dhe shteteve të rajonit dhe të Evropës?
MURI “TË DUA”
Ndoshta, duke pasë parasysh inercionin dhe dëshirën e madhe për ngritjen e mureve – derisa të shembën të gjitha këto mure turpi të ngritura së voni dhe derisa të shembën ato muret e trasha të prapambeturisë dhe urrejtjes – propozoj ta ngritim të gjithë së bashku një mur të ri. Ky mur duhet të jetë sipas modelit – ose të kopjohet në tërësi, pasi plagjiaturat te ne nuk dënohen – në sheshin “Jehan Rictus” në Abbasses në Monmartre të Parisit.
Këtë mur e kanë ideuar dhe realizuar Frédéric Baron dhe Claire Kito. I pari i ka mbledhë, kurse e dyta – njohëse e mirë e kaligrafisë orientale – i ka përçuar në mbi 600 pllaka graniti ngjyrë kaltër, me sipërfaqe prej 40 metra katrorë (në mes të shumë copëzave të kuqe që simbolizojnë zemrën e thyer të njerëzimit), frazën “Te dua” – mbi njëmijë herë, në 300 gjuhë të ndryshme të botës, duke e shndërruar këtë vend në hapësirë të dashurisë së përhershme ku mund t’i thuhet njeri-tjetrit: Të dua!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKatër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Udhërrëfyes për seks oral: Çfarë duan femrat në të vërtetë
Një teknikë për orgazma të shumëfishta që pakkush e di: Gjithmonë do të dëshironi më shumë, më shumë, dhe më shumë...
Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje