Erjon Uka
Studimi i fundit i Bankës Botërore mbi punën në Ballkan tregoi se shqiptarët vegjetojnë rreth 20-30 vjet të jetës së tyre. Përtej kësaj, edhe produktiviteti i punës në Shqipëri është shumë i ulët, rreth një e treta e mesatares së Ballkanit apo një e pesta krahasuar me vendet e zhvilluara të Bashkimit Evropian. Masivisht në media kjo u konsiderua si dembelizëm, si mungesë e pastër e dëshirës për të punuar. E në një farë mënyre ashtu mund të jetë, por jo plotësisht. As mund të thuhet kaq thjeshtë.
Pyetja kryesore është se çfarë tregojnë këto statistika? A është me të vërtetë dembelizëm, apo mungesë motivimi? Mendoj se është kjo e dyta, për disa arsye shumë të thjeshta. E para lidhet me pagën. I njëjti studim tregoi se shqiptarët paguhen për të njëjtën punë sa 10 për qind e një punonjësi të Bashkimit Evropian. Sigurisht nëse Shqipëria do të ishte në Afrikë, në Lindjen e Largët apo në Amerikën Latine, do të ishte më e lehtë për këdo që ta pranonte fatin. Por problemi është se vendi ndodhet jo më shumë se dy orë fluturim nga Parisi, Vjena apo Berlini. Ndaj, është një paradoks i vërtetë të jesh kaq pranë zhvillimit, e të jetosh në mizerje.
Dhe, kjo shkakton problemin kryesor, i cili përhapet gjithmonë e më shumë si epidemi. Pra, psikoza se me punë nuk mund të arrish asgjë. Në fund të vitit 2018, paga mesatare bruto në Shqipëri ishte rreth 53,000 lekë, që është më e ulëta në rajon. Prandaj gjithmonë e më pak njerëz e shohin punën si mënyrën më të mirë për të zhvilluar ekonominë personale, e gjithmonë e më shumë i drejtohen mënyrave të tjera, që variojnë nga emigracioni deri te aktivitetet kriminale. “O marr gjithçka, o rrënohem krejtësisht” është një filozofi që e gjen shumë të përhapur.
Një shembull i jashtëzakonshëm i rindërtimit të vendit, është Japonia. Sot është emblemë e zhvillimit teknologjik, por mbi të gjitha e punës dhe përpikërisë. Ama, në një artikull të publikuar para disa kohësh në “South Morning China Post” sqarohej se jo gjithmonë kishte qenë kështu. Pas Luftës së Dytë Botërore, Japonia krijoi një sistem të tillë pune sipas së cilit, mbi të gjitha ish-ushtarët, krijonin një lidhje më të fortë me punëdhënësit se sa me familjet e tyre. Qëllimi, i orientuar nga politikat shtetërore, ishte i qartë për të gjithë: Duhej rindërtuar një vend që kishte dalë krejtësisht i shkatërruar pas vitit 1945 dhe besnikëria ndaj punëdhënësve shpërblehej me rritje page dhe garanci për vendin e punës.
Garanci që sot punonjësit shqiptarë nuk i kanë. Në të vërtetë, edhe vetë motivimi nëpërmjet pagës i takon së shkuarës. Studimet e fundit kanë treguar se shpërblimet financiare rrallë ndodh që të rrisin produktivitetin e punonjësve. Në një prej fjalimeve “TED”, eksperti i motivimit Dan Pink tregoi nëpërmjet të dhënave empirike, se tre ishin faktorët që motivonin punonjësin e shekullit të XXI-të: Autonomia në vendin e punës, ndjesia se mund të jesh zot i asaj që po bën dhe qëllimi për të arritur një objektiv madhor. Të tria, shumë të vështira për t’i gjetur në një treg thuajse primitiv të punës.
Fakti është se në piramidën e Maslowit, punonjësi shqiptar është ende në bazën e saj duke kërkuar plotësimin e nevojave bazike si ato fiziologjike dhe të sigurisë. Ilustruar me dy tituj të librave të një prej studiuesve më të njohur të momentit, Yuval Noah Harari, punonjësi shqiptar ka ngelur ende “Homo Sapiens” dhe nuk është kthyer ende në “Homo Deus”, pra në Njeri-Zot. E për sa kohë, për të dhënë një shembull të thjeshtë e ndoshta krejt banal, në Shqipëri për të blerë një iPhone duhen 440 orë pune ndërsa në Norvegji vetëm 44 orë, tundimi për të pritur një bingo apo për të marrë avionin e orës së fundit, do të jetë më i madh se përveshja e mëngëve për punë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

"Rrenë qoftë" - bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku po hynte në shtëpinë e BBVA si banor në natën e parë

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës