Në një rrugë të qytetit turk, Adana pavarësisht asaj që ishte gërmuar për shkaqe infrastrukturore, asfaltimi nuk u krye për një kohë të gjatë.

Bizneset lokale u shqetësuan nga pluhuri që shkaktonin automjetet e shumta.


Gjersa nuk morën përgjigje të shpejtë nga Komuna, zgjodhën një mënyrë të çuditshme.

Qytetarët sollën nga shtëpitë e tyre qilimat e vjetër dhe i vendosën mbi rrugë për të ulur sasinë e pluhurit.

Njëri nga bizneset, Hasan Alp, shpjegoi se "zona është e braktisur nga zyrtarët e komunës, prandaj vepruam vetë". /Telegrafi/