Veshja e rrobave të shtrenjta dhe pushimi nëpër jahte luksoze, janë disa prej imazheve që i shohim në llogaritë e ndryshme, të fëmijëve të pasur në Instagram, të cilët shumë i xhelozojnë për të mirat materiale.

Në anën tjetër, janë hapur llogari në rrjetet sociale, nën thurrjen #NotARichKidOfAInstagram dhe #BudgetLife, që tregojnë jetesën e thjeshtë e të rinjëve që jetojnë me të ardhura normale, transmeton Telegrafi.


Megjithatë, ata e kanë shfrytëzuar anën komike, që t’i imitojn të pasurit, së paku duke vënë mbishkrimin e emrave të shtëpive të mëdha të modës, apo qëndrimin pranë veturave të shtrenjta.

Që nga veturat e lira, imitimi i pajisjeve të shtrenjta teknologjike, apo adoptimi i asaj që duket si kinema në shtëpi, janë disa prej këtyre imazheve më qesharake. /Telegrafi/

Jetesa foto 2

Jetesa foto 3

Jetesa foto 4

Jetesa foto 5

Jetesa foto 6

Jetesa foto 7

Jetesa foto 8

Jetesa foto 9

Jetesa foto 10