Jesus Navas do të largohet prej skuadrës së Manchester Cityt.

Navas kaloi në Etihad në qershor të vitit 2013 për rreth 15 milionë euro.


Atëbotë skuadrën angleze e udhëhiqte trajneri Manuel Pellegrini, ndërsa mesfushori u transferua prej skuadrës së Sevillas, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, 31-vjeçari raportohet se do të rikthehet si lojtar i lirë në skuadrën e fëmijërisë ku kaloi 13 vjet.

E gjithë kjo pasi që trajneri i Citizens Pep Guardiola nuk llogaritë në shërbimet e spanjollit këmbëshpejtë. /Telegrafi/

telegrafi sport app