LAJMI I FUNDIT:

“U vra pabesisht”, i jepet lamtumira e fundit rreshterit policor Muhamed Lika

“U vra pabesisht”, i jepet lamtumira e fundit rreshterit policor Muhamed Lika

Në Varrezat e Dëshmorëve në Kaçanik sot i është dhënë lamtumira e fundit rreshterit policor Muhamed Lika, i vrarë nën rrethana ende të paqarta mbrëmë në Kaçanik.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca vrasjen e policit Muhamed Lika, e ka cilësuar akt kriminal kundër shtetit të Kosovës. Ai ka bërë thirrje që kjo vrasje të zbardhet sa më shpejt dhe autorët e krimit të dalin para drejtësisë.

“Ai u vra pabesisht në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nga një dorë e zezë, nga një dorë e ligë, e cila duke shtënë mbi Muhamedin, e ka drejtuar armën kundër vetë shtetit tonë, kundër Republikës së Kosovës, e cila për t’u bërë është derdhur shumë gjak i dëshmorëve të UÇK-së, janë dhënë gjymtyrë të invalidëve të UÇK-së, është dhënë gjithë ai mund i veteranëve të UÇK-së, njëri ndër të cilët ishte edhe vetë Muhamed Lika. Kur ishte thirrja më e rëndësishme e atdheut tonë për liri, Muhamedi nuk kurseu asgjë, dhe si mijëra-djem e vajza më të mira që kishte kombi ynë iu përgjigjën momentit më të rëndësishëm të atdheut dhe i dolën zot atdheut tonë. 22 vjet Muhamedi ishte në shërbim të Policisë së Republikës së Kosovës që është shtylla jonë kurrizore, shtylla kurrizore e sigurisë të qytetarëve, popullit tonë dhe shkoi në amshim duke iu bashkuar edhe 23 kolegëve të tij të rënë deri sot prej çlirimit të Kosovës, kolegëve të tij të rënë në detyrë, të rënë duke i shërbyer popullit tonë. Bëj thirrje që ky rast, ky atentat mbi shtetin e Kosovës të zbardhet sa më shpejt dhe kriminelët duhet të marrin përgjigjen më të ashpër, e merituar, që ata të kapen sa më shpejt, të gjykohen e të marrin dënimin e merituar…. Muhamedi luftoi për lirinë e Kosovës, nuk ishte vetëm i familjes Lika, ishte vëllai jonë, dhe si të tillë e kemi përjetuar me pikëllim edhe ndarjen e tij nga jeta. Dhe vendim shumë i drejtë, shumë i mirë që po varroset pikërisht këtu ku janë dëshmorët, sepse Zoti deshi që ai të mbijetonte në luftë, por në çdo sekondë ka mundur të jetë bashkë me shokët e tij që ranë dëshmorë dhe u flijuan për Kosovën”, tha Konjufca.


Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani tha se janë duke punuar për kapjen sa më parë të autorit/autorëve të vrasjes së rreshterit policor Muhamed Lika mbrëmë në Kaçanik.

“Vrasja e rreshter Muhamedit është goditje për të gjithë ne, sepse sulmi ndaj uniformës së Policisë së Kosovës është sulm ndaj institucioneve dhe Republikës sonë. Në historinë e përpjekjeve të pareshtura të popullit tonë për çlirim në ballë kanë qenë luftëtarët, luftëtar siç ishte Muhamedi që me guxim e sypatrembur u rezistuan përpjekjeve gjenocidale të Serbisë. E në historinë e ngritjes dhe forcimit të Republikës tonë të lirë e të pavarur, janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, jeta e të cilëve është çdo ditë e moment në shërbim të jetës dhe sigurisë sonë. Pjesëtar i tillë shembullor ishte Muhamedi, deri në momentet e fundit të jetës së tij. Rënia e tij në detyrë është lartësimi i jetës së tij dhe përjetësimi i veprës së tij për vendin tonë. Që nga momentet e para të kobshme të vrasjes së rreshter Muhamedit, mbarë Policia e Kosovës dhe institucionet tona janë në nivelin më të lartë të përkushtimit në zbulimin dhe arrestimin e dorasit që morën jetën e tij. Nga këtu kur po ndahemi vetëm fizikisht me Muhamedin, ripërsërisim thirrjen tonë kolektive ndaj dorasit apo dorasëve që të dorëzohen, sepse dhimbjen e humbjes së madhe e shuan sado pak, por më së miri vetëm drejtësia… Sot e çdo ditë jemi krahë jush për t’u ballafaquar me këtë sfidë që peshon kaq rënd”, tha Gashani.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha tha se ky akt kriminal është një sulm ndaj sigurisë dhe stabilitetit të vendit tonë, derisa ka kërkuar reagim të fortë nga të gjitha institucionet e vendit.

“Në këtë moment të dhimbshëm, ne Policia e Kosovës humbëm një vëlla, koleg dhe mik të besuar. Vdekja e tij e hershme në rrethana tragjike na trishton të gjithëve, por duhet të kujtojmë se Muhamedi do të mbetet një figurë e rëndësishme e historisë së Policisë së Kosovës… Ne së bashku me institucionet tjera të sigurisë do të bëjmë çmos që kryerësit e këtij krimi makabër te kapën sa më shpejt”, tha Hoxha.

Përfaqësuesi i organizatës së veteraneve të UÇK-se, Xhabir Zharku ka vlerësuar lart figurën e rreshterit Muhamed Lika.

“Sot jemi trishtuar kur morëm lajmin se është vrarë luftëtari i lirisë. Ai që la rininë, ai i cili gjithçka vuri në shërbim të atdheut. Mbrëmë neve na është vrarë liria, prandaj nuk mund të jemi të qetë, të ndihemi mirë derisa akterët e këtij krimi makabër nuk dalin para drejtësisë…”, tha Zharku.

Kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi po ashtu ka bërë thirrje gjithë qytetarëve të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë dhe prokurorisë që sa më shpejt autorët e krimit të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

“Sot u lënduan qytetarët e vendit, sot u godit institucionet lokale, ato qendrore, të drejtësisë, u godit paqja dhe qetësia. Andaj, ftoj qytetarët e vendit që të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë dhe prokurorisë që sa më shpejtë autorët e krimit të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar. Sot është një ditë e rëndë për gjithë ne ngase humbëm një shok, koleg, epror, një bashkëluftëtar”, tha Ilazi.

Në emër të familjareve Rushan Ceku, ka kujtuar disa nga momentet më të mira me Muhamedin.

“Një njeri që do të mbetet gjithmonë në zemrat tona. Është e vështirë të gjejmë fjalë që mund të përshkruajë dhimbjen dhe humbjen që ndjejmë për të, por të njëjtën kohë duam të kujtojmë me dashuri dhe respekt çdo gjë që ka dhënë Muhamedi gjatë jetës së tij. Në prill të vitit 1998 rreshtohet në radhët e UÇK-së, ishte ushtar i dalluar, i respektuar, vigjilent dhe i përkushtuar ndaj detyrave që merrte nga udhëheqësit e UÇK-së. Pas përfundimit të luftës në Kosovë, Muhamedi nuk u ndal, sepse kishte një mision, ishte të ndërtojë Kosovën. Ai punësohet në Policinë e Kosovës ku dha një kontribut të madh në ruajtjen e rendit dhe ligjit deri me 1 prill, 2025, ku edhe u qëllua me armë zjarri derisa ishte duke u kthyer nga puna në shtëpi… Në emër të familjes kërkojmë zbardhjen e këtij rasti”, tha ai.

Muhamed Lika u vra mbrëmë në hyrje të ndërtesës së tij, në rrugën ‘Idriz Seferi’, rreth orës 23:00./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tahiri jep detaje nga dialogu: I bërtita Vuçiqit “të paska ra malli për NATO-n”, përfundoi në spital nga tensioni

Tahiri jep detaje nga dialogu: I bërtita Vuçiqit “të paska ra malli për NATO-n”, përfundoi në spital nga tensioni

Lajme
Tentoi të arratisej dy herë me helikopter: Alket Rizai kërkesë gjykatës për t’u liruar nga burgu, dy herë i dënuar me burgim të përjetshëm

Tentoi të arratisej dy herë me helikopter: Alket Rizai kërkesë gjykatës për t’u liruar nga burgu, dy herë i dënuar me burgim të përjetshëm

Lajme
Prokuroria zvicerane me detaje për tragjedinë e çiftit nga Kosova: Autori fillimisht ishte përballur me pronaren e shtëpisë

Prokuroria zvicerane me detaje për tragjedinë e çiftit nga Kosova: Autori fillimisht ishte përballur me pronaren e shtëpisë

Lajme
Presidenti i Sierra Leones demanton Serbinë për “ç’njohje”, thotë se do të forcojnë lidhjet me Kosovën

Presidenti i Sierra Leones demanton Serbinë për “ç’njohje”, thotë se do të forcojnë lidhjet me Kosovën

Lajme
Arrestohet një person për shtytje në vetëvrasje, lidhur me vdekjen e dyshimtë në Lakrishtë

Arrestohet një person për shtytje në vetëvrasje, lidhur me vdekjen e dyshimtë në Lakrishtë

Lajme
Kthesë dramatike për vrasjen e Erjon Pelivanit: 19-vjeçarja falsifikoi mesazhet, detyroi babanë të vriste dajën

Kthesë dramatike për vrasjen e Erjon Pelivanit: 19-vjeçarja falsifikoi mesazhet, detyroi babanë të vriste dajën

Lajme
Kalo në kategori