Një ceremoni për dhënien e lamtumirës legjendës së ‘Rock N’ Rollit’, Chuck Berry, është mbajtur në teatrin “Pageant” në Shën Luis të dielën.
Berry, i cili shkallë-shkallë u ngjit në panteonin e pionierëve të ‘Rock N’ Rollit’, si një nga kitaristët dhe autorët e teksteve më me ndikim, ka krijuar himne që përcaktuan tingullin e një gjenerate të tërë.
Ai vdiq në muajin e kaluar në shtëpinë e tij në Misuri, në moshën 90-vjeçare.
I konsideruar si një nga etërit themelues të ‘Rock N’ Rollit’, Charles Edward Anderson Berry ishte i pranishëm në skena që në moshë të hershme, në vitet e pesëdhjeta dhe u shfaq si kitaristi dhe shkruesi i parë me ngjyrë i këngëve, stili i performimit të të cilit elektrifikonte të rinjtë e të gjitha ngjyrave.
Hitet e Berryt, si “Johnny B Goode”, “Roll over Bethoven”, “Sweet Little Sixteen”, përmbanin një kombinim elementësh të bluzit, rokut dhe xhazit dhe u shndërruan në këngët që i rezistuan më shumë kohës. /TCH/