LAJMI I FUNDIT:

I jepet lamtumira e fundit basketbollistit Gazmend Sinani

I jepet lamtumira e fundit basketbollistit Gazmend Sinani

Gazmend Sinani është varrosur sot (e shtunë) në varrezat e qytetit në Prishtinë në praninë e një numri të madh të përfaqësuesve të FBK-së, klubeve kosovare, familjarët dhe miqve të basketbollistit.

Basketbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Gazmend Sinani ka humbur jetën pas aksidentit rrugor, ndërsa lajmin e ka bërë publik Federata e Basketbollit të Kosovës nëpërmjet një postimi në faqen e tyre.

Sinani u nda nga jeta në një moshë të re, vetëm 27-vjeçar dhe ishte pjesë e Përfaqësueses së Kosovës.


Aksident tragjik i basketbollistëve të Kosovës, ndërron jetë reprezentuesi Gazmend Sinani
Lexo po ashtu Aksident tragjik i basketbollistëve të Kosovës, ndërron jetë reprezentuesi Gazmend Sinani

Në po të njëjtin aksident kanë qenë edhe pjesa tjetër e lojtarëve të Përfaqësueses së Kosovës si Granit e Fisnik Rugova, Altin Morina si dhe fizioterapeuti Kujtim Shala kanë pësuar lëndime trupore.

Sot (e shtunë) nga ora 18:00 i është jep edhe lamtumira e fundit e basketbollistit të njohur në varrezat e qytetit të Prishtinës në Dragodan.

Në varrimin e Sinanit ishin të pranishëm shumë përfaqësues të FBK-së dhe klubeve kosovare, ku ndanë dhimbjen së bashku me familjarët dhe miqtë e basketbollistit.

Karriera e një kampioni - Gazmend Sinani, një prej qendrave më të mira të basketbollit kosovar
Lexo po ashtu Karriera e një kampioni - Gazmend Sinani, një prej qendrave më të mira të basketbollit kosovar

Ndryshe, Sinani, përveç Prishtinës, ka qenë edhe pjesë e akademisë së Fenerbahçes në Turqi.

Ai në Kosovë ka luajtur edhe për Bashkimin e Prizrenit dhe Rahovecin, ndërsa ka bërë karrierë edhe në Angli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Liga e Kampionëve
Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Liga e Kampionëve
Tifozët thonë se Arne Slot thumboi pronarët e Liverpoolit pas eliminimit nga PSG

Tifozët thonë se Arne Slot thumboi pronarët e Liverpoolit pas eliminimit nga PSG

Liga e Kampionëve
Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Kosova triumfon ndaj Ukrainës dhe mban gjallë shpresat për

Kosova triumfon ndaj Ukrainës dhe mban gjallë shpresat për "Euro 2026"

Hendboll
Kalo në kategori