Trupi i pajetë i studentit të Mjekësisë dhe aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari është varrosur në varrezat e fshatit Zllatar në Prishtinë.

Ai u varros pranë varrit të vëllait të tij Arbnorit i cili u vetëvra dy vite më parë.


Për ti dhënë lamtumirën e fundit, Astrit përveç familjarëve, aktivistëve dhe udhëheqësve të Lëvizjes Vetëvendosje, ishin mbledhur edhe shumë qytetar.

Dehari priste që së shpejti të bëhej baba, pasi që bashkëshortja e tij Arta është shtatzënë.

Kujtojmë që Astrit Dehari ndërroi jetë të shtunën në qendrën e Paraburgimit në Prizren. Rrethanat e vdekjes së tij do t'i bëjë të ditur raporti përfundimtar i autopsisë që iu bë dje trupit të Astrit Deharit në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë./Telegrafi/

14961539_10154792712185513_1097355498_n

14971841_10154792712170513_1198596003_n

14962445_10154792698615513_397302784_n

14962450_10208982989025789_1662611848_n

15032560_10154792698600513_1790520711_n