Jep dorëheqje drejtoresha e Neonatologjisë në QKUK

Drejtoresha e Klinikës së Neonatologjisë në QKUK, Mynevere Latifi – Hoxha ka dhënë dorëheqje nga funksioni.
Ndonëse ish drejtoresha Latifi-Hoxha nuk ka hapur telefonin e saj për të treguar arsyet e dorëheqjes së saj, lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Shpend Fazliu.
“Mund të themi se ajo ka ofruar dorëheqjen dhe ushtrues detyre i drejtorit të Klinikës së Neonatologjisë është emëruar Dr. Xhevdet Gojnovci, specialist i neonatologjisë”, ka thënë Fazliu. /rtklive.com/
Nga
Telegrafi
10/03/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































