Gjersa shumica e grave shtatzëna publikojnë imazhe të bukura të barkut të rrumbullakosur, aktorja Jenny Molen ka sjell një të tillë, por provokuese.

Jenny Molen, gruaja e aktorit amerikan Jason Biggs, yllit të serialit “American Pie”, ka tronditur publikun me imazhet e fundit të publikuar në rrjetet sociale.


Ajo qëndronte para një pasqyre e zhveshur lakuriq gjersa burri i saj i mbulonte gjinjtë me duar. Kjo foto erdhi pas asaj "selfie" pothuajse të ngjashme të Jennyt të bërë në banjë.

"Tani zyrtarisht nuk mund të qëndroj më para pasqyrës", shkruan aktorja në mbishkrimin e një prej imazheve të publikuara në llogarinë personale në Instagram.

Edhe pse shumë nga fansat e aktores ishin të kënaqur me pamjen, disa prej tyre nuk mundën të mbeten imun ndaj provokimit të 38-vjeçares.

Kritikët kanë vënë në dukje se aktorja ka linjat shumë seksi, e cila gjë nuk është mirë për një nënë dhe se momente të tilla intime duhet të ruhen për të ardhmen.

Ndryshe, aktorja është në javën e 39 të shtatzënisë dhe pritet që shumë shpejt të sjell në jetë një djalë. /Telegrafi/