Ylli i filmit “Hustlers”, 55 vjeçe, tërhoqi vëmendjen me një fustan të shkurtër të zi me dekolte të thellë, që theksonte gjoksin e saj, në një postim të ri në Instagram.
Veshja mbresëlënëse përfshinte një prerje në pjesën e barkut dhe një fjongo të zezë nën gjoks.
Këngëtarja e hitit “On the Floor” — e cila së fundmi mori një kompliment të papritur nga ish-bashkëshorti i saj, Ben Affleck, 52 vjeç — kompletoi pamjen e saj tërheqëse me një pallto leshi në ngjyrë kafe të ngrohtë në dy nga fotot.
Lopez e shoqëroi postimin me një zemër të zezë dhe një flamur britanik. Ajo e ka lënë mënjanë divorcin e afërt nga Affleck ndërsa ka udhëtuar për në Londër për të promovuar filmin e saj të ri, “Unstoppable”.
Ajo e kompletoi pamjen me një unazë të madhe argjendi dhe kishte stiluar flokët e saj kafe në një stil të hijshëm, duke lënë disa fije që konturonin fytyrën. Duket se Lopez po pozonte brenda një restoranti, me një bar prapa saj.
Aktorja dhe nëna e dy fëmijëve kishte përdorur makijazh të thellë në sy dhe shkëlqim te buzët Më vonë ndau një tjetër postim, ku kishte veshur një pallto me print leopardi dhe çizme të gjata deri tek gjuri me të njëjtin model.
Ajo pozonte para një posteri të filmit horror klasik të vitit 1958, “Attack of the 50 Foot Woman”. Lopez gjithashtu postoi në InstaStory një foto me veshjen e saj elegante.
Më herët gjatë ditës, këngëtarja publikoi një video nga prezantimi i filmit “Unstoppable” në Londër të enjten.
Ajo ishte e veshur me një pallto të bardhë dhe tregoi këmbët e saj të tonifikuara me çizme të gjata PVC me prerje të zezë.
Aksesori kryesor ishte një kapelë “Dior” prej 1,128 dollarësh, ndërsa flokët i kishte mbledhur brenda dhe mbante me vete një çantë të vogël.
“Mirupafshim për tani, Londër…” shkroi ajo në video.
Filmi “Unstoppable”, me regji nga William Goldenberg, përfshin një kast me Jennifer Lopez përkrah aktorëve: Jharrel Jerome, Bobby Cannavale, Michael Peña dhe Don Cheadle.
‘Traileri’ i parë i “Unstoppable” u publikua të mërkurën, ku Jennifer shihet në rolin e një nëne të quajtur Judy Robles, e cila nuk lejon që hendikepi i të birit të lindur me një këmbë të ndikojë në suksesin e tij.
“Nuk do ta lejoj të heqë dorë nga mundja dhe nuk do ta lejoj të heqë dorë nga shkolla”, bërtet Jennifer për të gjithë ata që nuk besojnë tek djali i saj.
“Kur të shohin, nuk shohin dikë që i mungon një këmbë, shohin dikë të pandalshëm. Mund t’ua tregosh që çdo gjë është e mundur”, shton Jennifer në një skenë të fuqishme.
Filmi biografik sportiv ka filluar të marrë vlerësime për çmimet “Oscars”, me Jennifer që mund të nominohet për aktoren më të mirë në rol dytësor.
“Unstoppable” është film i prodhuar nga ish-bashkëshorti i Jennifer, Ben, dhe miku i tij Matt Damon.
Ben ka shprehur vlerësime të mëdha për performancën e Jennifer në filmin që po vjen. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krisa befason me deklaratën: Kisha tërheqje ndaj vajzave për një periudhë, kisha qejf t’i shikoja
Lily Collins ndau një moment të ëmbël me vajzën e porsalindur, pas komenteve ‘të pahijshme’ të surrogacisë
Kate Moss mahnit me elegancën e saj në shfaqjen e Calvin Klein në Javën e Modës në New York
“Kur vendos të kopjosh Luizin, të paktën kopjoje si burrat", Julian Deda kritikon ashpër lojën e Gjestit
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi
Banorët thyejnë rregullat duke folur për nominime: Planifikojnë që nëse iu bie Kutia e Pandorës të nominojnë Gjestin, Eglin dhe Rozanën
U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin
"Babait i ra pika, më tha nuk ke përkrahje prej familjes", Arbër Bytyqi tregon se nuk ia miratuan dëshirën për t'u bërë grimer dhe u detyrua të studionte diçka tjetër
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër