Jennifer Lopez i la të gjithë gojëhapur teksa mori pjesë në një xhirim shumë seksi për Dolce & Gabbana.

Këngëtarja e e hitit "The Waiting For Tonight", shfaqi barkun e saj të tonifikuar me të brendshme me dantella dhe rrip llastik, teksa pozonte kaq joshëse në reklamë.


52 vjeçarja, e zbukuruar me bizhuteri Dolce & Gabbana me perla dhe ari, dukej më seksi se çdo herë tjetër teksa modelonte të brendshmet seksi me flokët e saj brune të stiluara në kaçurrela dhe një palë syze të zeza që i mbronin sytë.

jlo 275933223 1033055223913265 8067750472435026339 n

Jennifer dukej si një bibliotekare seksi në një tjetër foto ku tregonte syzet e saj.

Një palë vathë dramatik diamanti i vareshin nga veshët e saj si shtesë për të kompletuar pamjen.

jlo 275766161 516730713174997 5609044085926223435 n

Dy fotot e fundit të postimit treguan Jennifer duke pozuar me një model teksa të dy kishin vendosur syzet Dolce & Gabbana.

JLo mahniti me një bluzë seksi në stil korse dhe jakë dantelle teksa pozoi pranë mashkullit të pashëm.

jlo 275796708 246033170986702 7348366165272186463 n

Ajo kishte veshur edhe një xhaketë të stilit të lartë teksa mbështetej pas modelit.

Fushata e D&G është vetëm një nga disa projekte me të cilat ikona e bukurisë ka qenë e zënë së fundmi. /Telegrafi/

jlo 275710010 1078958579550813 6254450522580354375 n