Qumështi i zakonshëm i lopës apo kafshëve të tjera, pra ai me origjinë shtazore, është i paketuar me ushqyes të cilët bëjnë mirë për shëndetin e kockave, sepse përmbajnë kalcium, kalium, vitaminë D dhe proteina

Kalciumi ndihmon në ndërtimin e kockave dhe të dhëmbëve dhe ndihmon për të mirëmbajtur gjithë masën kockore.


I lidhur me kalcium, vitaminën D, e cila zakonisht është e përforcuar në qumësht, ndihmon në mirëmbajtjen e niveleve të përshtatshme të kalciumit dhe të fosforit, që sigurisht ndihmojnë për të ndërtuar dhe për të ruajtur shëndetin e kockave. Kaliumi, i cili gjendet gjithashtu edhe në qumështin e sojës, mirëmban dhe tensionin e gjakut.

Llojet kryesore të qumështit që shiten në dyqane janë: i plotë, me yndyrë të pakësuar (2%), me pak yndyrë (1%) dhe qumësht pa yndyrë.

Qumështi i plotë ka një përbërje kremoze dhe të shijshme, por është dhe ai që ka më shumë yndyrë. Ky lloj qumështi është i përshtatshëm për fëmijët e moshës mbi 1 vjeç deri në moshën 2 vjeç sepse yndyra brenda tij mund të ndihmojë në zhvillimin e trurit dhe të sistemit të tyre nervor.

Në përpjekje për të reduktuar kaloritë, qumështi me përqindje yndyre 2% ka të gjithë përbërësit e tjerë dhe të njëjtat përfitime, por jo të gjithë yndyrën që ka qumështi i plotë. Është një zëvendësues popullor i qumështit të plotë.

Ndërsa me më pak kalori dhe yndyrë është qumështi me 1% yndyrë, që është përsëri i pasur në kalcium dhe në vitaminë D. Ndërsa qumështi pa yndyrë ka rreth 45% më pak kalori sesa qumështi i plotë dhe të gjithë elementet ushqyes që ka ai. Ky lloj qumështi është një mundësi shumë e mire, nëse po përpiqeni të humbni në peshë.

storyblocks healthy girl drinking milk from glass in the kitchen SL u0UrD0 e1567665162833

Qumështi me prejardhje bimore

Një lloj qumështi popullor, që nuk ka prejardhje shtazore është qumështi i bajames. Ai ka një shije arre dhe është pak i ëmbël. Cilësitë më të mira të qumështit të bajames janë se është me pak kalori dhe ka në brendësi të tij kalcium, vitaminë A & D dhe vitaminë E, që ndihmon në luftën kundër dëmtimit nga rrezet ultraviolet.

Nëse doni të pini qumësht bajameje për proteina, mund të mos jetë zgjedhja më e mirë, sepse ai përmban pak proteina. Gjithashtu ai ka shumë kalium.

Një tjetër lloj qumështi i njohur është ai i kokosit. Përmban më pak kalori dhe kripë. Yndyrnat e qumështi të kokosit janë të ngopura, kështu që duhet të mbani nën vëzhgim sasinë e qumështit të konsumuar.

Qumështi i sojës. Ka pak yndyrë dhe nuk ka kolesterol e zakonisht është i përforcuar me kalcium. Megjithatë, si të gjithë llojet e qumështit me prejardhje jo shtazore, nuk ka shumë proteina.

Qumështi i orizit është një mundësi e mirë, sepse është qumështi që shkakton më pak reaksion alergjik dhe mbase mundësia më e mire, nëse nuk mund të konsumoni asnjërin nga llojet e tjerë të qumështit. Qumështi i orizit ka pak yndyrë, por nuk ka thuajse fare proteina. /Telegrafi/