“Jemi me ty” - një dron edhe për Gresën në Big Brother VIP Kosova

Mbrëmjen e djeshme (e mërkurë) ka mbërritur një tjetër dron në shtëpinë e famshme, pas të parit që ishte për aktorin Rezart Veleshnja.
Droni i dytë brenda natës në Big Brother VIP Kosova i dedikohej ish-aktores së “O sa mirë”, Gresa Gashit.
“Gresa jemi me ty”, thuhet në të.

Konkurrentja u pa e emocionuar teksa shprehjet e fytyrës e thonin më së miri këtë.
Tashmë janë bërë rreth dy javë që nga nisja e edicionit të tretë të këtij reality shou.

E gjatë kësaj periudhe, në shtëpinë e famshme pati situata nga më të ndryshmet e drama të shumta.
Duket se disa prej tyre nuk janë përshtatur akoma me këtë format, e disa të tjerë kanë hyrë shumë të përgatitur. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
31/10/2024
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































