Ushtria amerikane bombardoi tre vendndodhje radarësh në Jemen, pasi një luftanije amerikane u sulmua me raketa për herë të dytë brenda pak ditësh në Detin e Kuq.
Pentagoni tha se vlerësimet paraprake tregojnë se u shkatërruan tre radarë që ishin të implikuar në sulmet ndaj anijes amerikane.
Zyrtarë amerikanë deklaruan se raketat kundër anijes u lëshuan nga territori i Jemenit që kontrollohet nga rebelët huthi dhe që mbështeten nga Irani. Mësohet se kundërpërgjigjja amerikane u autorizua nga presidenti Barack Obama.
Ushtarakë amerikanë thanë se përdorën raketat tomahawk në operacionin që u krye nga një “destrojer” amerikan.
Sipas Pentagonit, sulmet e kufizuara për vetëmbrojtje u bënë për të garantuar sigurinë e personelit ushtarak si dhe lirinë e lundrimit.
Në komunikatë gjithashtu shkruhet se SHBA do t’i përgjigjet pa hezituar çdo kërcënimi tjetër të ngjashëm.
Sulmi amerikan u krye vetëm pak orë pasi një raketë shënjestroi destrojerin USS Mason, i cili ishte në objektiv edhe të dielën.
Më herët, zëdhënës të rebelëve huthi thanë se nuk kishin kryer asnjë sulm ndaj anijeve amerikane.
Në të njëjtin kuadër, SHBA nuk tha se kujt i përkisnin bazat e radarëve të shkatërruar, por theksoi se gjendeshin në territorin e kontrolluar nga rebelët. /TCH/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet
Forcat ukrainase përparojnë në rajonin e Kurskut
Ndalja e fondeve të USAID-it trondit Ukrainën
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
Trump sanksionon Gjykatën Ndërkombëtare Penale
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër