Shumë shpejt është gjetur zëvendësimi i Ricky Rubios te Minnesota Timberwolves.

Jeff Teague kaloi në radhët e Minnesotës dhe pritet të nënshkruajë kontratë trevjeçare në vlerë prej 57 milionë dollarë.


Pas transferimit të Jimmy Butlerit, ujqit e Minnesotës u forcuan dukshëm me Teague, ku së bashku me lojtarët Karl-Anthony Towns dhe Andrew Wiggins, qëllimi kryesor i skuadrës është që të arrihet Play Off.

Theksojmë se Minnesota Timberwolves e shkëmbeu lojtarin spanjoll të ekipit, Ricky Rubio në Utah Jazz.

Rubio, gjatë stinorit 2017/18 do të ×tojë 14.2 milionë dollarë, derisa në stinorin e dytë 14.9 milionë dollarë nga Utah Jazz.

Ndërsa Minnesota nga Utah “rrëmbeu” të drejtën e draftin 2018 në raundin e parë. /borozani/

telegrafi sport app