“Stërmbesat e mia janë tashmë të pasura”, këndon Beyonce në kënën “Boss” në albumin e përbashkët me Jay Z, “Everything is Love”.

Kjo përshtatet shumë me super çiftin. Tashmë sipas Forbes, The Carters kanë së bashku një pasuri prej 1.25 miliard dollarësh.


jay z beyonce  e1521619487663

Revista ka lansuar listën e përvjetshme të femrave më të pasur atë pavarura me Beyoncen që është në vendin e 53-të me pasuri prej 355 milionë dollarësh nga turnetë, marketingu dhe muzika.

Ndërkaq, pasuria e Jay Z besohet se është afër 900 miionë dollarë. Ai është në vendin e parë të listës Forbes Five të reperëve më të pasur falë marrëveshjeve të marketingut dhe bizneseve të tij si Roc Nation, Tidal dhe D’Usse.

beyonce 1

Çifti multi milionësh do të fitojnë shumë para edhe nga turneu i tyre aktual “On The Run II”, që e mbyllë etapën evropiane më 17 korrik para se të fillojë etapa e re në SHBA më 25 korrik. /Telegrafi/