Java e të Mësuarit Gjatë Gjithë Jetës në Kosovë - edukimi që i shërben çdo moshe dhe çdo etape të jetës

Të mësuarit gjatë gjithë jetës është një koncept që prek çdo individ, pa marrë parasysh moshën,profesioni apo nivelin e shkollimit.
Ai përfshin çdo formë të edukimit - formal, joformal dhe informaldhe synon zhvillimin e vazhdueshëm të njohurive, shkathtësive dhe kompetencave që i ndihmojnë qytetarët të përshtaten me kohën dhe të marrin pjesë plotësisht në jetën shoqërore, ekonomike dhe kulturore.
Në një botë që po ndryshon me ritme të shpejta - nga transformimi digjital, ndryshimet klimatike, dinamikat demografike deri te teknologjia dhe sfidat shëndetësore - edukimi i vazhdueshëm bëhet domosdoshmëri. Qasja humaniste dhe holistike ndaj të mësuarit, e cila thekson zhvillimin e plotë tëindividit dhe përfshirjen e tij aktive në shoqëri, vazhdon të jetë po aq e rëndësishme në realitetin modern.
Kuptimi i ri i të mësuarit gjatë gjithë jetës nënkupton se njohuritë fitohen në shumë mënyra dhe në shumë ambiente: në shkollë, në punë, në komunitet, përmes kurseve, aktiviteteve praktike apo edhe në situata të përditshme. Ky ndryshim paradigme kërkon që institucionet dhe vetë qytetarët të përqafojnë forma të reja të edukimit që janë fleksibile, gjithëpërfshirëse dhe të qasshme për të gjitha grupmoshat.
Pikërisht me këtë mision organizohet Java e të Mësuarit Gjatë Gjithë Jetës në Kosovë, e cila realizohet nga Rrjeti për Arsimin e të Rriturve në Kosovë (ALE NK), në bashkëpunim me DVV International në Kosovë. Aktivitetet do të mbahen nga data 24–27 nëntor 2025, që synojnë të rrisin ndërgjegjësimin e institucioneve dhe qytetarëve për rëndësinë e edukimit të vazhdueshëm. Kjo javë thekson faktin se të mësuarit gjatë gjithë jetës është përgjigja më e qëndrueshme për sfidat e shoqërive moderne dhe një kusht thelbësor për zhvillimin e një vendi.

Gjatë kësaj jave, në disa komuna të Republikës së Kosovës - përfshirë Prishtinën, Prizrenin, Pejën,Vushtrrinë, Mitrovicën e Jugut, Kamenicën, Ferizajn, Gjakovën dhe Podujevën - do të mbahen aktivitete të shumta promovuese që synojnë afrim të qytetarëve me mundësitë e të mësuarit.
Në kuadër të kësaj iniciative, institucione të ndryshme anëtare të Rrjetit për Arsimin e të Rriturve në Kosovë (ALE NK – Adult Learning and Education Network in Kosova), OJQ dhe organizata tjera do të prezantojnë ofertat e tyre edukuese dhe trajnuese. Aktivitetet do të zhvillohen si brenda objekteve të organizatave anëtare, ashtu edhe në sheshet kryesore të komunave, ku qytetarët mund tëinformohen drejtpërdrejt mbi programet e disponueshme.


Qëllimi - një shoqëri e aftë, gjithëpërfshirëse dhe e qëndrueshme
Duke promovuar qasje gjithëpërfshirëse ndaj edukimit – formal, joformal dhe informal – Java e të Mësuarit Gjatë Gjithë Jetës synon të sigurojë që çdo qytetar i Kosovës të ketë qasje në njohuritë dheaftësitë e nevojshme të shekullit XXI.
Pjesëmarrja në këto aktivitete nxit:
● zhvillim profesional dhe personal,
● rritje të mundësive për punësim,
● përmirësim të cilësisë së jetës,
● pjesëmarrje aktive në komunitet,
● dhe krijimin e një shoqërie më të fortë dhe më të qëndrueshme.
Java e të Mësuarit Gjatë Gjithë Jetës është një ftesë e hapur për të gjithë të rritur, të rinj, profesionistë,punëkërkues, mësimdhënës dhe qytetarë të çdo profili për të zbuluar mënyra të reja të zhvillimit dhe për të qenë pjesë e rrugëtimit drejt një të ardhmeje më të ditur dhe më gjithëpërfshirëse.

































