LAJMI I FUNDIT:

Java e fundit e korrikut mbyllet me mot të nxehtë dhe me rritje të temperaturave

Java e fundit e korrikut mbyllet me mot të nxehtë dhe me rritje të temperaturave

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur së java e fundit e muajit korrik do të karakterizohet me mot të nxehtë dhe me vapë.

Kjo situatë meteorologjike sipas IHK-së vije si pasojë e prezencës së masave të nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore.

Do të ketë rritje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-36 gradë Celsius.


Nuk përjashtohen mundësitë që në disa zona të ketë riga shiu të karakterit lokal, por jo në sasi të mëdha.

Indeksi UV do të shënoj vlera të larta dhe kujdesi nga kontakti direkt me rrezet e diellit mundësisht të jetë sa më i kufizuar (10-17).

Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme e lehtë deri mesatarisht e fortë. Vendet fqinjë, si Lugina, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Mali i Zi, parashihen me temperatura më të larta se sa në territorin tonë.

Maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 38-41 gradë Celsius. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Lajme
Kalo në kategori