LAJMI I FUNDIT:

Jason Momoa dhe Harley-Davidson prezantojnë koleksionin e përbashkët

Jason Momoa dhe Harley-Davidson prezantojnë koleksionin e përbashkët

Nuk është sekret që Jason Momoa është një entuziast i flakët i motoçikletave

Në fakt, aktori i lindur në Honolulu ka një dashuri të madhe ndaj motorëve Harley-Davidson.

Duke e ditur atë afinitet, marka me seli në Milwaukee vitin e kaluar bashkoi forcat me yllin Aquaman dhe Game of Thrones për të krijuar bashkë një koleksion veshjesh të limituara, transmeton Telegrafi.


Këtë verë, aktori sërish bashkohet me markën Harley-Davidson për të lansuar koleksionin e dytë të veshjeve dhe pajisjeve për motoçikleta, transmeton Telegrafi.

Koleksioni përbëhet nga gjithsej 29 pjesë, ndërsa emri i tij zyrtar është Harley-Davidson Museum x Jason Momoa 2022 i frymëzuar pikërisht me aktorin e famshëm.

Koleksioni njëkohësisht i bën homazh Harley’s Wrecking Crew, ekipit të parë të garave në fabrikë të markës – si dhe motorit ikonik V-Twin Knucklehead.

Përveç disa tezave grafike, koleksioni përmban edhe disa këmisha, pantallona dhe shumë këmisha me mëngë të shkurtra me motive gjethe palme. Koleksioni përfshin gjithashtu disa xhaketa lëkure me mëngë me vija bardh e zi – një shenjë e dukshme për pamjen garuese të ekipit të Harley’s Wrecking Crew.

Ju mund të blini koleksionin e veshjeve Harley-Davidson Museum x Jason Momoa 2022 në faqen e internetit të Harley-Davidson.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit

Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit

A e dini se...
Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës

Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës

A e dini se...
Nuk jeni të sigurt që vaji është ngrohur mjaftueshëm? Provoni këtë truk për të eliminuar spërkatjen

Nuk jeni të sigurt që vaji është ngrohur mjaftueshëm? Provoni këtë truk për të eliminuar spërkatjen

A e dini se...
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Përse na dridhen këmbët pas seksit të mirë: Mjekja ka zbuluar të vërtetën

Përse na dridhen këmbët pas seksit të mirë: Mjekja ka zbuluar të vërtetën

Këto janë 33 rekorde botërore të seksit

Këto janë 33 rekorde botërore të seksit

Lifestyle
Kalo në kategori