Site icon Telegrafi

Jason Derulo mbërrin në Tiranë për koncertin e madh në Stadiumin “Selman Stërmasi”

Foto: Jason Derulo/InstaStory

Këngëtari amerikan me famë botërore, Jason Derulo, ka mbërritur të enjten në Tiranë për të marrë pjesë në koncertin e tij të parë në Shqipëri, që do të zhvillohet sonte (e premte) në Stadiumin “Selman Stërmasi”.

Ky koncert pritet të jetë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore të vitit në kryeqytetin shqiptar, duke tërhequr mijëra fansa që janë të emocionuar për të parë live interpretuesin e shumë hiteve globale.

Teksa mbërriti në Aeroportin “Nënë Tereza”, Derulo nuk e fshehu entuziazmin e tij për të qenë në Shqipëri.

Foto: Jason Derulo/InstaStory

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ai tregoi pamje nga momenti i aterimit, duke i bërë të ditur fansave të tij se kishte mbërritur në tokën shqiptare dhe se ishte gati për spektaklin e madh.

Këngëtari i njohur për hitet si “Swalla”, “Wiggle” dhe “Talk Dirty”, duket se është i përgatitur për t’i dhuruar publikut shqiptar një performancë të paharrueshme.

Foto: Jason Derulo/InstaStory

Pritet që koncerti i tij në Stadiumin “Selman Stërmaci” të jetë një natë e mbushur me energji, kërcim dhe muzikë, ku Derulo do të interpretojë hitet e tij më të njohura që kanë dominuar listat botërore. /Telegrafi/

Exit mobile version