LAJMI I FUNDIT:

Jashari: Komuna e Skenderajt ka nevojë për ndryshime

Jashari: Komuna e Skenderajt ka nevojë për ndryshime

Kandidati i pavarur për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari nëpërmjet rrjetit social Facebook ka bërë të ditur se së shpejti edhe do të shpalos programin e tij qeverisës.

Jashari tha se komuna e Skenderajt ka nevojë për ndryshime.

Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:


“Të dashur qytetarë të Skenderajt,

Kam kënaqësinë e veçantë që sot të ju drejtohem si kandidat i pavarur për të qeverisur bashkë me juve komunën tonë të dashur.

Siç edhe jeni në dijeni, sot edhe zyrtarisht filloj fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale në Republikën e Kosovës – andaj urime të gjithëve.

Unë Bekim Jashari, qytetar i Komunës së Skenderajt, duke vlerësuar nevojën e theksuar për ndryshime pozitive në komunën tonë dhe duke ju përgjigjur kërkesave tuaja të adresuara në forma dhe raste të ndryshme – vendosa që të kandidoj si Kandidat i Pavarur për Kryetar të Skenderajt, në Zgjedhjet Lokale 2017.

Po e filloj këtë adresim me një thënie të njohur të Presidentit Amerikan Woodrow Wilson se “Prosperiteti është domosdoshmërisht tema e parë e një fushate politike”.

Jo rastësisht po e citoj këtë thënie, pasi që vendit, tani më shumë se kurrë i duhet një prosperitet i mirëfilltë.

Për të arritur këtë qëllim madhor në Komunën tonë, nga dita kur i hyra kësaj gare për Kryetar të Komunës së Skenderajt, fillova edhe me turneun ‘Bekimi n’oda’, përmes së cilës jam munduar të dëgjoj dhe të komunikoj me të gjithë qytetarët komunës sonë, për të dëgjuar për së afërmi nevojat dhe idetë e juaja në përmirësimin e përgjithshëm të mirëqenies suaj dhe jetës në komunën tonë.

Ne do takohemi shpesh këto ditë, ku edhe do ju prezantoj me Programin e Qeverisjes, që kryesisht konsiston në prosperitet të sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik, arsimit, kulturës, sportit, turizmit, shëndetësisë, mirëqenies sociale dhe fuqizimit të rinisë.

Pra, me një fjalë, ky program synon të trajtoj çdo sferë të ndjeshme të jetës sonë të përbashkët në Komunën e Skenderajt.

Me mua Kryetar, Komuna e Skenderajt do të qeveriset mbi bazën e parimeve për llogaridhënie dhe transparence – për këtë ju siguroj.

Duke kujtuar sakrificën tonë të përbashkët dhe duke çmuar kërkesat e juaja të dashur qytetarë, që unë të garojë në këto zgjedhje si Kandidat i Pavarur – më keni bërë të mendohem se vendi jonë meriton më shumë.

Është përgjegjësi, privilegj dhe nderë i madh kur populli yt të beson të sotmen dhe të ardhmen, për këtë do të ju bëj krenarë të dashur bashkëqytetarë”

Në trend

Më shumë
Nis ndryshe spektakli i BBVA, Ledioni futet brenda në shtëpi dhe i jep G Banit lajmin e hidhur - ai lë shtëpinë mes lotësh

Nis ndryshe spektakli i BBVA, Ledioni futet brenda në shtëpi dhe i jep G Banit lajmin e hidhur - ai lë shtëpinë mes lotësh

Magazina
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Amerika
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Evropa
Kalo në kategori