LAJMI I FUNDIT:

Jashari: 29 mijë raste të AKP-së janë në gjykata

Jashari: 29 mijë raste të AKP-së janë në gjykata

Komisioni parlamentar për Zhvillim Ekonomik po shqyrton raportin e vitit 2014 të Agjencisë Kosovare për Privatizim (AKP).

Ky raport është dashur të shqyrtohet dhe më pas të votohet në Kuvend në qershor të vitit të kaluar. Sipas kryetarit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Muhamet Mustafa ky raport nuk është shqyrtuar vitin e kaluar për shkak të mungesës së bordit të AKP dhe se sipas tij pa miratim të raportit nga bordi as Komisioni nuk ka mundur ta shqyrtojë.

Avni Jashari ushtrues i detyrës së drejtorit menaxhues të AKP-së, gjatë raportimit në Komision tha se 29 mijë raste kontestuese janë në gjykata dhe pa përmbylljen e këtyre rasteve nuk mund të bëhet përmbyllja e procesit të likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore. /Telegrafi/