LAJMI I FUNDIT:

Jasharaj tregon çka përmban Kontrata e re kolektive për arsimtarët

Jasharaj tregon çka përmban Kontrata e re kolektive për arsimtarët

Nesër pritet të bëhet nënshkrimi i kontratës së re kolektive në mes të Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Arsim Bajrami dhe Kryetarit të Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Rrahman Jashari.

MASHT ka njoftuar përmes një komunikate për nënshkrimin e kontratës së re dhe konceptin e përgjithshëm të saj.

Rrahman Jasharaj, Kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës e Kulturës (SBASHK) ka treguar për KALLXO.com përmbajtjen e kontratës së re dhe ndryshimet që do t’i ketë nga ajo e vjetra.

Jasharaj tha kontrata e re do të përfshijë të gjithë punëtorët e arsimit e jo vetëm ata të arsimit parauniversitar.


“Kontrata e re është për gjithë punëtorët arsimit që nënkupton dallon nga kontrata aktuale sepse e ka të përfshirë edhe Universitetin. Çështjet që kanë qenë të mbrojtura me kontratën e vjetër si pagat përcjellëse do te jenë edhe tash. Kësaj radhe është vendosur që kontrata t’i përfshijë edhe punëtorët e arsimit të lartë”, deklaroi Jashari.

Kontrata kolektive e punëtorëve të arsimit që ishte nënshkruar nga ish-Ministri i Arsimit Ramë Buja në vitin 2014 skadoi më 11 prill të këtij viti.

Me këtë kontratë përveç të tjerash i mundësohej pensionistëve që t’i marrin deri në 6 paga në emër të pagave përcjellëse dhe asaj jubilare.

Me skadimin e kësaj kontrate SBASHK kishte paralajmëruar greva nëse një e re nuk nënshkruhet megjithëse patën ankesa për moszbatimin e kontratës paraprake.

Megjithatë sipas Jasharit presioni  me paralajmërimin e  grevës nuk ka qenë faktori i vetëm për arritjen e kontratës së re.

“Unë ma tepër do të thoja se ditëve të fundit është për t’u lavdëruar angazhimi i kabinetit i ministrit Bajrami jo për shkak se ne kemi bërë presion me greva. Besoj që një angazhim i tillë do të vërehet edhe në të ardhmen”, tha Jasharaj për KALLXO.com

Kontrata që planifikohet të nënshruhet nesër do të jetë e vlefshme për 3 vite sipas ligjit të punës.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori