Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj në Ditën e Mësuesit tha se kjo datë sjell emocione të veçanta në Kosovë sepse rrugëtimi i arsimit dhe shkollës shqipe u përball me shumë sulme e furtuna të pushuesit.
Jasharaj në një deklaratë për media thotë se “tash kur në vitin 2014 po shënohet kjo datë e madhe e bazuar në realitetin e kohës dhe veprimet ndëshkuese të Qeverisë Kurti shtrohet pyetja e thjeshtë se çfarë do t’u thonë atyre kryeministri Kurti, ministri Murati e ministrja Nagavci?”.
Lexoni të plotë deklaratën e Jasharajt:
Urime e respekt për mësuesin, kritika për Qeverinë
Punëtorë të arsimit, kolege e kolegë, anëtarë të SBASHK-ut Dita e mësuesit dhe shkollës shqipe është një nga datat e veçanta të kombit tonë sepse na kthen kujtesën te sakrificat sublime të atdhetarët e shumtë që edhe kombi ynë ta mësojë e kultivojë gjuhën, kulturën, historinë e artin kombëtar.
Kjo datë sjell emocione të veçanta në Kosovë sepse rrugëtimi i arsimit dhe shkollës shqipe u përball me shumë sulme e furtuna të pushuesit. Një pjesë e lavdishme e arsimit tonë ishin edhe vitet e 90-ta kur punëtorët e arsimit duke bërë sakrifica sublime mbrojtjen arsimin shqip duke mbrojtur dritën kundër errësirës. Bota demokratike u mahnit me këtë gatishmëri e sakrificë të punëtorëve arsimor të Kosovës dhe u qëndrojë pranë duke u dhënë përkrahje e motiv për të vazhduar për plot 9 vite me radhë në këtë mision të shenjtë.
Urime dhe respekt në këtë ditë të madhe të mësuesit dhe shkollës shqipe për të gjithë pishtarëve dijes që nëpër vite e dekada vazhduan misionin e shenjtë të edukimit të brezave.
Tash kur në vitin 2014 po shënohet kjo datë e madhe e bazuar në realitetin e kohës dhe veprimet ndëshkuese të Qeverisë Kurti shtrohet pyetja e thjeshtë se çfarë do t’u thonë atyre kryeministri Kurti, ministri Murati e ministrja Nagavci ?
Ata meritojnë kritika sepse nuk realizuan kërkesën tonë për kushte më të mira të punës e për ta zëvendësuar shkumësin e shpuzën me mjete të punës të shekullit XXI.
Ata u munduan masa ndëshkuese e duke u kërcënuar edhe me ndalje të pagave të shuajnë zërin sindikal. Ata sollën zhgënjim me ligjin e pagave dhe shtuan shumë pakënaqësitë me rritjen ironike të koeficientit të pagave nga 105 në 110 euro e jo sa ishte kërkesat e arsyeshme e jona që koeficienti të kishte vlerë së paku 130 euro.
Ata po prekin në emër të ndryshimeve e plotësimit të ligjeve në të drejtat e fituara duke vështirësuar jetën e punëtorëve të arsimit e veçmas të pensionistëve.
Ata po veprojnë kokë me vete dhe po i ikin dialogut për ta dëgjuar zërin e mësuesit dhe shqetësimet e kërkesat e tij. Kemi edhe shumë kritika, por nuk po i themi që të mos zbehen krejt momentet në aktivitetet festive që SBASHK ka organizuar e po organizon edhe sot nëpër komuna e universitete në shenjë respekti të pishtarëve të dijes dhe ditës së madhe të mësuesit e shkollës shqipe. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se ‘do të marrë hak’
Nikolloski: Objekti i Postës ishte planifikuar për një restorant nga udhëheqësia e mëparshme
Më 21 nëntor presidentja i adresohet Kuvendit
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
ROSCAP: Doracakët për edukimin seksual janë inicuar dhe zhvilluar gjatë kohës kur në pushtet ishin PDK, LDK dhe LVV
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikistanit që përballet me dëbim
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
I jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që u vranë në Klinë, shokët veshin bluzët me fotografitë e tyre
Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët