Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës e Kosovës (SBASHK), Rrahman Jasharaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se i tërë sistemi arsimor është duke iu përgjigjur grevës, e që do të vazhdoj deri në momentin e realizimit të kërkesave të tyre.
Jasharaj tha se grevistët janë me qëndrim kategorik për vazhdimin e saj.
“Greva është duke vazhduar dhe jemi duke përfunduar kështu javën e parë të grevës. Nga raportet që kemi edhe në ditën e pestë të grevës i tërë sistemi arsimor në Kosovë, nga çerdhet, arsimi fillor dhe i mesëm por edhe Universitetet janë në grevë, dhe kjo grevë do të vazhdoj deri në momentin kur institucionet do t’i realizojnë kërkesat tona që kanë të bëjnë me koeficientet. Kjo del dhe nga vizitat që po i bëj në çerdhe dhe institucione tjera. Grevistët janë me qëndrim kategorik dhe bëjnë apel tek që të vazhdojmë kështu dhe ata na porosisin që do të vazhdojnë të jenë unik dhe të qëndrueshëm në grevën e tyre të drejtë dhe legjitime në kërkesën e realizimit të përmirësimit të koeficienteve në sistemin arsimor”, ka thënë Jasharaj.
Ai po ashtu tha se ende nuk kanë marr ndonjë zgjidhje nga institucionet për grevën e arsimit.
Jasharaj theksoi se institucionet përgjegjëse duhet të ofrojnë ofertë konkrete dhe jo oferta qesharake.
“Jo s’kemi ndonjë alternativ për zgjidhjen e kësaj çështje, përveç deklaratave që janë jo konkrete… Pala tjetër duhet të ofrojë ofertë konkrete dhe jo oferta qesharake. Ne nuk i ikim dialogut, ata kanë të drejtë të ofrojnë oferta”, potencoi ai.
I pyetur se a është në dijeni që në institucionet arsimore ku mësimdhënësit janë duke mbajtur grevë nuk ka nxehje të mjaftueshme ai tha: “Edhe ne kemi informacione të tilla të cilat do t’i verifikojmë. Do të insistojmë tek drejtorët që mos ta bëjnë këtë sepse kjo është një presion që po iu bëhet grevistëve. Nuk duhet t’iu pamundësohen kushtet minimale për mbajtjen e grevës sepse nuk është e drejtë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele
Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca
Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës
Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit
Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri