Nga Super Mario e tek Final Fantasy, Japonia ka qenë sinonimi i video-lojërave, por disa ekspertë dhe prindër kanë frikë se një problem në rritje i varësisë po mbetet i pazgjidhur.
Përderisa kombet fqinje si Kina dhe Koreja Jugore kanë vendosur kufizime drastike në lojërat e të rinjve gjatë viteve të fundit – por me disa rezultate të përziera – disa familje japoneze ndjehen sikurse ata po lihen të vetëm me trajtimin e kësaj çështjeje.
Një grup takohet çdo muaj në Tokio për të këmbyer historitë dhe strategjitë për trajtimin e zakoneve të lojërave tek fëmijët e tyre, raporton Japan Times, transmeton Telegrafi.
“Ngushëllimi im i vetëm është se ai ka mbajtur premtimin e tij për të qëndruar larg internetit gjatë natës”, tha një baba, ndërsa një tjetër tha se fëmija i tij kishte ndjekur një kamp ditor rehabilitimi.
Themeluesi i këtij grupi, Sakiko Kuroda, bëri të ditur se fëmijët në Japoni tani fillojnë që të luajnë video-lojëra kur fillojnë shkollën fillore, dhe kufizimet e pandemisë nënkuptojnë se shumë prej tyre po luajnë për periudha edhe më të gjata.
Shumë prindër nuk dinë se si të merren me këtë problem, dhe Kuroda thotë se ka “mungesë veprimi nga qeveria dhe industria e lojërave”, i cili në vitin 2019 grupin e nisi me takime jo-zyrtare.
“Njerëzit vijnë nga i gjithë vendi vetëm për të marrë pjese në këto takime, pasi ky lloj grumbullimi i vetë-ndihmës është i rrallë në Japoni”.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkruan “çrregullimin e lojërave” si sjellje që rezulton në “dëmtime të konsiderueshme” të fushave si marrëdhëniet, arsimi ose puna dhe zgjat të paktën një vit.
Ndërkohë prindërit dhe ekspertët thonë se lojërat mund të çojnë në sjellje obsesive te fëmijët për shkak të problemeve të tjera, duke përfshirë stresin e lidhur me COVID-19 ose me ngacmimin.
Nëna e një vajze 13-vjeçare tha se video-lojërat u bënë një “strehë shpëtimi” për vajzën e saj kur ajo kishte vështirësi në shkollë. Kur ajo u përpoq t’i hiqte tabletën vajzës, vajza e saj, atëherë 10 vjeçe, u përgjigj: “Nëse më privoni nga tableti, do të doja të vdisja”.
“U trondita kur e dëgjova të thoshte diçka të tillë”, deklaroi nëna ndërsa edhe persona të tjerë që kanë përjetuar varësinë nga lojërat thonë gjithashtu se ajo u bë një mjet shpëtimi për ta gjatë kohërave të vështira. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![A e dini se cili është telefoni më i shitur në 2024?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-18-780x439.png)
A e dini se cili është telefoni më i shitur në 2024?
![Google Maps është aplikacioni numër 1 në botë për navigim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-12-780x439.jpg)
Google Maps është aplikacioni numër 1 në botë për navigim
![Anulohet publikimi i videolojës së famshme Football Manager 25](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_25-5-780x439.png)
Anulohet publikimi i videolojës së famshme Football Manager 25
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?
![A keni Sony Playstation 4 apo 5 - këto video-lojëra janë në zbritje deri 75 për qind](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_8-4-780x439.jpg)
A keni Sony Playstation 4 apo 5 - këto video-lojëra janë në zbritje deri 75 për qind
![Apple mund të befasojë përdoruesit me një tjetër iOS](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_17-5-780x439.png)
Apple mund të befasojë përdoruesit me një tjetër iOS
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti