LAJMI I FUNDIT:

Japonia mbyllë të gjitha shkollat nga frika e përhapjes së coronavirusit

Japonia mbyllë të gjitha shkollat nga frika e përhapjes së coronavirusit

Japonia do të mbyllë shkollat në mbarë vendin për të mbajtur nën kontroll përhapjen e coronavirusit, ka njoftuar qeveria të enjten.

Sipas mediave të huaja përcjell Telegrafi, kryeministri japonez Shinzo Abe ka kërkuar mbylljen e shkollave fillore dhe të mesme, ndërsa priten të rihapen në fund të muajit mars.

Ministria e Arsimit në Japoni, ka njoftuar se bëhet fjalë për 12.8 milionë nxënës në 30,847 shkolla në mbarë vendin.


“Javët e ardhshme janë shumë të rëndësishme. Ne po mundohemi t’i japim përparësi shëndetit dhe sigurisë së fëmijëve, dhe po tentojmë të marrim masa paraprake për të shmangur rrezikun e infeksioneve të mundshme në shkallë të gjerë për shumë fëmijë dhe mësues” , ka thënë Abe.

Raportohet se ky vendim ka ardhur si pasojë e rritjes së numrit të rasteve nga coronavirusi në Japoninë veriore, ndërsa në të gjithë vendin janë regjistruar 890 të prekur, përfshirë 750 nga një anije në karantinë.

Ndërkaq numri i tetë i viktimave nga virusi, u konfirmua të enjten në ishullin verior të Japonisë.

Njoftimi i kryeministrit japonez Abe erdhi disa orë pasi disa qeveri lokale njoftuan vendimet e tyre për të pezulluar orët, ndërsa zyrtarët në ishullin verior Hokkaido thane se po mbyllnin të gjitha 1,600 shkollat fillore dhe të mesme.

Zyrtarët e arsimit në Japoni shprehen se kjo është zgjidhja e vetme për të ndaluar përhapjen e infeksioneve të coronavirusit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Kalo në kategori