LAJMI I FUNDIT:

Japonezja diagnostikohet për herë të dytë me coronavirus  

Japonezja diagnostikohet për herë të dytë me coronavirus  

Një grua në Japoni është testuar si pozitive për herë të dytë nga coronavirusi, rast i parë i tillë thonë autoritetet.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gruaja 40 vjeçare nga Osaka e Japonisë perëndimore, rezultoi pozitive të mërkurën, pasi kishte dhimbje të fytit dhe gjoksit.

Ajo për herë të parë ishte diagnostikuar më 29 janar, ndërsa u lirua nga spitali pasi u shërua më 1 shkurt.


Ministria e Shëndetësisë në Japoni konfirmoi se ishte rasti i parë, ku një pacient e testua pozitiv nga coronavirusi për herë të dytë.

Megjithëse ky është rasti i parë në Japoni, të tilla janë raportuar edhe në Kinë, përhapja e coronavirusit është përhapur me shpejtësi, duke infektuar 80 mijë njerëz në të gjithë botën.

Lidhur me këtë rast profesori në Universitetin e New Yorkut, Philip Tierno, ka dhënë shpjegimin

“Pasi të jeni infektuar, virusi mund të kalojë në gjendje të fjetur dhe me simptoma minimale”, ka thënë ai. /Telegrafi/