Jannik Sinner dorëzon finalen pas 23 minutash - Carlos Alcaraz fiton turneun ATP në Cincinnati

Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz (i dyti në renditjen ATP) fitoi turneun ATP në Cincinnati pas vetëm 23 minutash lojë, pasi italiani Jannik Sinner (i pari në ATP) u detyrua të dorëzohej në finale.
Edhe pse finalja e Masters pritej të ishte një spektakël tenisistik, Sinner u tërhoq në rezultatin 5-0 në setin e parë, duke i dhënë fitoren Alcarazit.
Sinner u tërhoq për shkak të një dëmtimi, shkaku i të cilit nuk është i qartë, megjithëse gjatë ndeshjes ai mbante shpesh barkun, gjë që mund të tregojë edhe një problem të mundshëm viral.
Megjithatë, italiani vendosi se ishte më mirë të mos rrezikonte paraqitjen e tij në US Open.
Pavarësisht dorëzimit, Alcaraz dominonte ndeshjen dhe arriti të bëjë tre thyerje shërbimi në një kohë të shkurtër, ndërsa Sinner në pjesën më të madhe vetëm po mbushte hapësirën në anën tjetër të rrjetës.
Kjo fitore i jep Alcarazit titullin e Masters në Cincinnati, edhe pse finalja nuk u zhvillua sipas pritshmërive të tifozëve dhe lojtarëve. /Telegrafi/



















































