Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike dhe analisti, Dushan Janjiq, ka vlerësuar se komunikimi i drejtpërdrejtë midis Prishtinës dhe Beogradit ka pushuar në masë të madhe dhe se gjërat po lëvizin në drejtim gjithnjë e më të keq, gjë e cila, sipas tij, bashkësinë ndërkombëtare e ballafaqon me dilemën nëse duhet të vazhdojnë të punojnë ashtu siç ka bërë deri më tani, ose të kërkojnë mënyra të tjera për të zgjidhur problemin.
“Kjo është një fazë delikate, në të cilën ndodhet bashkësia ndërkombëtare, para së gjithash Uashingtoni, e cila po tregon shenja të gatishmërisë për të vënë mënjanë lojën e fuqive të vogla lokale. Kjo të gjithë i bën nervoz, sidomos ata që janë të përgatitur për një “lojë të gjatë politike”, dhe që kanë besuar se ajo është e mundur”, tha Janjiq, për agjencinë “Beta”, duke komentuar bllokimin në bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës, përcjell Telegrafi.
Janjiq beson se shtetet e QUINT-it (Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia) shihet qartë se nuk janë për një lojë të gjatë politike, se ato kanë një opinion të ndryshëm dhe se po i afrohen qëndrimit se problemi i Kosovës duhet të zgjidhet pavarësisht nëse Serbia dhe Kosova duan të shkojnë drejt Bashkimit Evropian, ose jo.
“Këto vende kanë mbajtur kohët e fundit në një takim dhe nuk ka asnjë letër të veçantë, por ka një seri të dokumenteve, duke përfshirë mendimet e instituteve me ndikim dhe organizatave të tjera”, shtoi ai.
“Ka zhurmë në mediat serbe dhe keqpërdorim i nervozizmit nga ana e autoriteteve në Kosovë. Ne kemi raporte të rregullta për incidente, se si pala serbe është viktimë. Kemi mospërfilljen e e politikanëve shqiptarë, të cilët nuk e kanë kuptuar se Statuti i Asociacionit të Komunave Serbe (AKS) për Serbinë është parakusht për dialog”, thotë Janjiq.
Ai shtoi se nëse miratimi i Statutit të Asociacionit pamundësohet nga cilado palë, nuk ka asgjë nga Marrëveshja e Brukselit.
“Atëherë mbetet që përsëri të provohet me kontakte të drejtpërdrejta të dy palëve, ose të organizohet një konferencë ndërkombëtare, por është i mundur izolimi politik dhe izolime të tjera ndaj njërit prej protagonistëve, ose dy akterëve”, shtoi ai.
Janjiq pret që BE Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, së shpejti të organizojë një takim në Bruksel me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, ku do të duhej të sqarohet se si do të veprohet më tutje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje