"Fillojmë cikël të ri investimesh në objekte të infrastrukturës arsimore, të cilat janë një nga elementet themelore për ngritjen e cilësisë së arsimit dhe për zhvillimin e shëndetit mendor dhe fizik të nxënësve. Vitin e kaluar investuam 67 milionë për infrastrukturën. Këtë vit fillojmë me 160 investime të reja, prej të cilave 60 janë salla sportive".

Këtë e deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, pas vendosjes së gur - themelit të sallës së re sportive në ShF “Grigor Përliçev” në lagjen Zhelezara në Shkup, ku morri pjesë edhe kryeministri Hristijan Mickoski dhe kryetari i komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski.


“Atë që Qeveria, Ministria dhe komunat e premtuan, duke punuar së bashku i plotësuan. Fillojmë me ndërtimin e 30 sallave të reja sportive dhe 30 të tjera janë në proces rinovimi", tha ministrja Janevska.

Investimi i përgjithshëm në sallën sportive në ShF “Grigor Përliçev” arrin 39 milionë denarë, ndërsa sot fillon realizimi i fazës së parë në vlerën e përgjithshme prej 20 milionë denarë.

Salla do të ketë të gjitha shërbimet shoqëruese, me të cilët nxënësit dhe të rinjtë do të fitojnë kushte moderne për sport dhe rekreacion.