Shumica e prindërve pyesin a ekziston lidhja midis rritjes së dhëmbëve dhe skuqjes së lëkurës te bebet. Përgjigjja e kësaj pyetjeje mund të jetë edhe po edhe jo
Disa dhëmbë të parë te fëmijët, gjë që më shpesh janë në njësinë e poshtme, fillojnë të rriten rreth muajit të gjashtë të bebes.
Pjesa e fundit zakonisht rritet kur bebja i mbush 30 muaj. Procesi nuk është i këndshëm as për fëmijët as për prindërit, transmeton Telegrafi.
Me rritjen e dhëmbëve te fëmijët drejtpërdrejt mund të lidhen shumë simptoma, p.sh.:
– dhembja dhe irritimet
– shtim i pështymës
– gjumë i keq
– sukrep në faqe
– zbokth në veshë
– kafshimi, thithja e duarve dhe gjërave përreth vetes
– ndryshimi i apetitit
– temperatura mesatare të rritura (38,3 gradë Celsius).
Rritja e dhëmbëve gjithashtu mund të ndikojë në gjumin e prindërve, por edhe në rritjen e stresit për shkak të të gjitha këtyre ndryshimeve. Disa bebe fatlume nuk kalojnë nëpër këtë periudhë të vështirë.
Kur është fjala për sukrepin, ekziston e dhëna që çdo i treti prind në Amerikë konstaton që bebja vuan nga ndonjë sukrep pelenash. Kjo mund të jetë në formë piklash, ose megjithatë në formë sukrepi më të shpeshtë dhe më të fortë.
Simptomat zakonisht shfaqen te bebet nga muaji i nëntë deri në muajin e 12.
Shkaktarët kryesorë të përskuqjes janë:
– ndërrimi jo i rregullit i pelenave
– antibiotikët
– diarreja
– infeksionet bakteriale apo kërpudhore
– ekspozimi i gjatë ndaj lagështisë dhe urinës.
Kjo tregon që skuqja e lëkurës dhe rritja e dhëmbëve nuk kanë shumëçka të përbashkët dhe nuk janë në lidhje direkte me njëri-tjetrin.
Megjithatë, duke u rritur dhëmbët shkaktojnë pështymën, ndërkaq teprica e lëngut kthehet në stomakun e bebes, kjo mund të shkaktojë diarrenë, e cila është shkaktar shumë i shpeshtë i infeksionit.
Edhe një shkaktar mund të jetë përtypja e bebes, thithja dhe ngrënia e gjërave të cilat mund të jenë të kontaminuar me ndonjë bakter, gjë që sërish do të ndikojë në sistemin e saj digjestiv.
Pos këtyre shkaqeve, lidhja direkte midis këtyre dy dukurive te bebet nuk ekziston. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe