TJ Clark nxjerr titullin e veprës së tij më të re, Ato pasione [Those Passions], nga poezia Ozimandia [Ozymandias] e Shelleyt, ku ndërthuren simbolizmi artistik, strukturat politike dhe shkatërrimi i qytetërimeve. Është një referencë zgjuar dhe e duhur për njërin nga historianët më të mprehtë dhe më energjikë të artit të kohës sonë. Puna e Clarkut në vitet e fundit ka shkuar nga Pamja e vdekjes [The Sight of Death, 2006], një reflektim i gjatë mbi dy peizazhe të Poussinit, deri te eseja Një udhëzues i shkurtër për Trumpin dhe spektaklin [A Brief Guide to Trump and the Spectacle], botuar në “London Review of Books” në janar, ku ai analizon Trumpin jo vetëm si një “krijesë” të “shoqërisë së spektaklit”, por si “mjeshtrin” e saj.
Lexo po ashtu për veprën e fundit të TJ Clarkut: Për të majtën e ngecur dhe të zhytur në pesimizëm dhe vizionin e Miltonit
Kjo përmbledhje e re e eseve të vjetra përfshin mbi dy dekada të shkrimeve mbi rrethanat sociopolitike, një dëshmi e hulumtimit të tij të gjatë mbi ndërthurjen midis artit dhe politikës. Më i hershmi, Pse arti nuk mund të vrasë situacionistët internacionalë [Why Art Can’t Kill the Situationist International], daton nga viti 1997, ndërsa më i fundit, Një parathënie për Pasolinin [A Preface to Pasolini], është nga viti 2023. Ato janë të grupuara në tri periudha: Pararendësit [Precursors], Modernja [Moderns] dhe Modernitetet [Modernities], duke bashkuar tema të larmishme, si “antropologjia” e Hieronymus Boschit, seksi dhe politika sipas Delacroixit, dhe “vogëlsia” e Pollockut.
Clarku, i cili bashkon rolet e intelektualit radikal, historianit akademik të artit dhe një “shakaxhiu” të vetëpranuar, parashikon me zgjuarsi në hyrje se “ata që kërkojnë koherencë në atë që vjen më pas, ka gjasa të përfundojnë të hutuar dhe ndoshta të pakënaqur”. Ndërsa, dëshira e tij për rrëzimin e kapitalizmit është një mesazh i përsëritur, veçanërisht në esetë Modernitetet, ku ai nuk ofron asnjë shpresë që një ngjarje e tillë do të ndodhë. Ky nuk është një manifest: është, sipas fjalëve të tij, “një rrugë para”.

Clarku ka shkruar shpesh për artin dhe politikën, sepse ai beson se “në periudhën moderne, të dy ato nuk mund t’i shmangen njëra-tjetrës”. Ai shton: “Për mirë apo për keq, në rastin e artit, politika mori rolin që më parë kishte feja”. Por, paqëndrueshmëria dhe pasiguria e politikës moderne, krahasuar me ikonografinë relativisht të qëndrueshme të traditës së krishterë, e kanë hedhur praktikën artistike perëndimore në një gjendje të ndryshueshme. Arti, në epokën moderne, shkruan Clark, është dashur “të lërë mënjanë thellësinë dhe dinjitetin” për t’u përballur me banalitetin e jetës moderne.
Disa pyetje në hyrjen e veprës Ato pasione përcaktojnë shqetësimet që do të trajtohen më tej: “A meriton ndonjë art të quhet ‘politik’ nëse nuk e vë në dyshim vetë natyrën e artit dhe vendin e tij në një model të veprimit politik”? “A duhet të gjykojmë një vepër politike arti nga politika e saj, apo nga suksesi në dhënien e një forme të besueshme politike”? “A nuk e forcon secili nga këto kritere idenë e ‘veprës së artit’, kur në fakt art-politika duhet ta vërë këtë ide në dyshim”? “A nuk duhet të gjykojmë artin politik nga efektet e tij dhe jo nga bukuria apo e vërteta e tij”?
Clarku u përgjigjet këtyre pyetjeve me reflektime që lëvizin mes një toni bisedor – i ngjashëm me shënimet e bartura nga një diktofon apo të përdorura për përgatitjen e një ligjërate – dhe një teoritizimi të lartë, i cili në disa vende është aq i ndërlikuar saqë kërkon rilexime të shumta. Clarku mund të jetë ngacmues në aspektin intelektual, por në të njëjtën masë ai i nënshtrohet, me dashje ose jo, të metës fatale të inteligjencës akademike: të bazosh premisën e një argumenti në një labirint kaq të ngjeshur referencash kulturore, frazash komplekse dhe zhargonit të pakuptueshëm, mesazhi thelbësor rrezikon të humbasë. Clarku mund të dëshirojë revolucionin, por këto ese nuk janë për popullin.

Pjesët më interesante të librit shkëlqejnë nga analizat e hollësishme të Clarkut mbi veprat e artit, të cilat pasurohen më tej nga ilustrimet e mrekullueshme në këtë botim. Ai i qaset veprave Ezopi (1639-‘40) dhe Marsi (1640) të Diego Velázquezit, që mund të jenë konceptuar së bashku si pjesë e dekorimit të shtëpisë së gjuetisë së Filipit IV, “Torre de la Parada”, me një sy mjeshtëror për detajet dhe një frymë të vërtetë humaniste. Për Marsin, Clarku shkruan:
Trupi i Marsit – trajtimi më i mrekullueshëm i nudos nga Velázquezi – është absurd mbi të gjitha për shkak të moshës së tij të panjohur dhe papërsosmërisë së tij. (Mos harroni se figura është pothuajse në madhësi reale.) Lëkura e varur në qafë, hollësia e mishit mbi klavikulë, dy rrudha të ashpra dhjamore në bark, gishtat si kthetra, kofsha dhe pulpat jashtë proporcioni … A ekziston ndonjë trup tjetër në artin perëndimor që e trajton plakjen dhe konsumimin e përditshëm në mënyrë kaq të pamëshirshme? Ndoshta te Titiani. Ndoshta një Krisht i torturuar. Por, Marsi i Velázquezit është anti-Krishti.
E, megjithatë, nën analizat e tij entuziaste dhe retorikën e fuqishme politike, këto ese mbartin një pesimizëm të thjeshtëzuar kulturor që tingëllon i pasinqertë. Nuk ka pasur kurrë një epokë të artë të historisë, dhe ekziston një lloj i përjashtimit të gabuar në pretendimin se problemet me të cilat përballemi sot janë në një farë mënyre më ekstreme dhe më ekzistenciale sesa ato me të cilat janë përballur paraardhësit tanë. Historia është e mbushur me ata që kanë shpallur fundin e botës së civilizuar. Gjithsesi, aty ku Clark është disi i ngrysur, të paktën Juvenali ishte argëtues. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vrasja e Luigj Gurakuqit nga kushëriri i tij, për interesat e Ahmet Zogut

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

A janë të gjitha pikturat politike?

Dy fjalë për shfaqjen “Arturo Ui”
Historia e çuditshme dhe befasuese e këngës “Non, Je ne Regrette Rien”

Shqiptarët nëpër dekada: Çfarë kaluan ata në vitet 1920, 1930, 1940… 2020!?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës